Komisioni i Medias,Peza: Ja katër emrat e kandidatëve për AMA

552
Sigal

Gentian Sala (jurist), Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare) dhe Bers Hado (jurist) janë katër emrat zyrtar kandidat për kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Pas një votimi mes antarve të komisionit të medias në seancën e kesaj të premte, kryetari i komisionit Alfred Peza bëri publik emrat të cilët rezultonin me shumicë votash.  Sipas Pezës Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist) ishin tre emrat që kishin më pak vota.

Sipas deputetit të kater emrat kandidat i janë njoftuar edhe opozitës, e cila në bazë të ligjit për mediat audiovizive ka të drejtë të perjashtojë nga lista dy nga katër kandidatët e përzgjedhur. 

Në mbledhjen e radhës të komisionit të medias do të zhvillohet një degjesë me katër kandidatët për kryetarine AMA-s, të cilët do të kenë në dispozicion 15 minuta kohë për të treguar se çfarë do të bëjnë nëse perzgjidhen kandidat i AMA-s.

Në rast se deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin, kryetari i ri i AMA-s do të zgjidhet nga deuptetët e mazhroancës në seancën e ardhshme plenare.