Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës

349
Sigal

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë së COVID 19. Mësohet se kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.

Kështu, në propozimin e parë kush thyente karantinën dënohej me pesë vite burg, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim të enjten Kuvendit, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me tre vjet burg.

Nëse dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infective dënimi do të jetë nga dhjetë vite që ishte propozuar në pesë vite burg.

Nëse thyen dy herë rregullat, qytetarët do të dënohen me gjobë dhe deri në një vit burg.

Po sot, Komisioni i Ligjeve ka miratur edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje.