Komisioni i Ekonomisë – Shtyhen afatet, rivlerësimi pasurisë me 2% deri në 31 maj 2017

483
Mazhoranca ka miratuar pa opozitën në Komisionin e Ekonomisë, shtyrjen me tre muaj të afatit për rivlerësimin e pasurisë me 2% dhe me 2 vjet kohën për përdorimin e bonove të privatizimit. Në mbledhjen e radhës LSI propozoi për Ministrinë e Financave rishikimin e taksës 15% për tatim fitimin.

Afati për rivlerësimin e pasurive të patundshme me taksën e tatim fitmit 2% është shtyrë për në 31 maj 2017. Miratimin për këtë kërkesë të ministrisë së Financave e ka dhënë edhe komisioni Ekonomisë dhe Financave pa praninë e opozitës.

Ahmetaj: 30 mijë apartamente që kanë nevojë të formalizohen nëpërmjet legalizimit dhe me ndryshimit që kemi bërë kanë mundësinë të legalizohen dhe pse jo të përfitojnë nga rivlerësimi.

LSI propozoi në këtë mbledhje edhe rishqyrtimin e taksës 15% të tatim fitimit që sipas tyre është shumë e lartë, gjë të cilën e kundërshtëoi Ministri i Financave.

Ahmetaj: Logjika e regjimit tatimor, i cili do duhet të jetë i konsoliduar dhe solid dhe pa ndryshime të herë pas hershme është thelbi i një transparente ndaj tatim-paguesit. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë këtë me tatimet e tjera.

Për gjashtën herë që nga 1995 është shtyre edhe afati për përdorimin e bonove të privatizimit. Propozimi i ministrisë së Financave ishte me një vit, por deputetët e mazhorancës kërkuan më shumë kohë që kjo çështje të mbyllet një herë e mirë, me dy vjet, deri në dhjetor 2018.

Angjeli: Ta ndajmë këtë muhabet, skemi pse vijmë njëherë në vit këtu për të njëjtën gjë. Kështu që ose ta bëjmë që sot për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe 2 vjecare mos kujtohemi në fund të vitit të dytë që do vëmë afatin sot dhe të vijmë prap dhe të themi do e shtyjmë e një vit, por të kemi një ekspoze të qartë.
Sigal