Komisioni i Disiplinës jep vendimin për fatin e Luftëtarit

391
Sigal

Rikthimi i futbollit të luajtur me ndeshjet e Kupës në Shqipëri nuk ka shmangur dot situatat jo-sportive dhe për këtë Komisioni i Disiplinës vendosi me dorë të hekurt duke pezulluar për edicionin e ardhshëm Luftëtarin.

Skuadra nga jugu i Shqipërisë u ndëshkua maksimalisht nga komisioni pasi braktisi ndeshjen kundër Elbasanit, braktisje që u shoqërua me humbjen 3-0 në tavolinë.

“Në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, ndeshja humbet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe Luftëtari dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë”,-u tha në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Masat

Plarent Fejzajt (futbollist i Dinamos) me 4 ndeshje
Klaudian Dervishi (zyrtar i Egnatias) me 2 ndeshje
Orgest Gava (futbollist i Tomorit) me 2 ndeshje
Shqiprim Taipi (futbollist i Skënderbeut) me 1 ndeshje