Komisionerë të lodhur, Celibashi kritikon Partitë politike: T’i jepet fund kësaj historie, të zëvendësohen menjëherë!

236
Sigal

Drejtuesi i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive që të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave.

Bllokimi i punës me justifikime të lodhjes, sipas Celibashit, janë histori të së shkuarës që nuk duhet të vazhdojnë.

Kreu i KQZ theksoi se ata numërues që janë të lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.

Ja çfarë tha Celibashi:

“Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ. Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin.

KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”.