Kombëtarja izraelite bllokohet nëntë orë në aeroportin “Nënë Tereza”,defekt në avion

475
Sigal

Izraeli mori tri pikë të çmuara falë fitores 3-0 ndaj kuqezinjve, por kthimi për në shtëpi nuk ka qenë kaq i thjeshtë sa ndeshja e mbrëmshme. Kombëtarja izraelite mbeti e bllokuar për gati nëntë orë në aeroportin “Nënë Tereza” si pasojë e një defekti në aeroplanin që do t’i çonte në vendin e tyre.

Mësohet se skuadra dhe stafi teknik kanë hyrë në avion rreth orës 02:00 të mëngjesit, kohë kur parashikohej edhe nisja e tyre nga Rinasi. Mirëpo mjeti nuk ka mundur të ngrihej në fluturim për shkak të një problemi në motor. Nga ky çast dhe deri në orën 11:30 skuadra ka qëndruar brenda avionit që nuk ka arritur të riparohej.

Rreth orës 11:00 izraelitët u nisën me një aeroplan tjetër të mbërritur për këtë qëllim.