Kolumbia shpallet zyrtarisht parajsa e fluturave në botë

215
Sigal

Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind të llojeve të fluturave, numri më i lartë në botë sipas një studimi të ri të Natural History Museum, në Londër.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë identifikuar 3 642 specie dhe 2 085 nënspecie në Kolumbi, një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë.

“Më shumë se 200 specie fluturash të përfshira në këtë census jetojnë vetëm në Kolumbi dhe nuk gjenden në asnjë vend tjetër”, thotë Blanca Huertas, studiuese e fluturave në Natural History Museum.

“Nëse i humbim ato, këto specie do të zhduken përgjithmonë”, shprehet studiuesja, teksa bën thirrje për mbrojtjen e habitatit të tyre natyral.

Kolumbia është një vend me diversitet të madh të habitateve natyrale, me një gjeografi komplekse heterogjene, thonë studiuesit. Këta faktorë, të bashkëlidhur me situatën e delikate të sigurisë gjatë shekullit të shkuar në disa rajone, e kanë kufizuar studimin shkencor