Kolaudimi, rregullat e reja/ Certifikata e 2020 vlen deri në 2022

521
Sigal

Çdo certifikatë kolaudimi e kryer gjatë këtij viti, do të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se në 2021 nuk do të jetë e nevojshme qe automjetet e përdorura të kalojnë sërish në kolaudim. Kreu i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe gjatë një komunikimi mediatik shpjegoi rregullat e reja që do të nisin zbatimin nga viti i ardhshëm.

“Ne kemi propozuar që makinat që përfshihen në aksidente nuk do të dalin në qarkullim, pa bërë më parë kolaudimin, pavarësisht se kur e kanë kryer këtë shërbim. Nga ana tjetër, ne nuk duam që në 2021 të kemi të njëjtin fluks automjetesh për koludim, pasi ky vit do të shërbejë për përmirësimin e shërbimit dhe infrastrukturës. Ndaj kush ka një certifikatë të rregullt të 2020 do të paraqitet në sportel në 2022.”

Paralelisht, DPSHTR parashikon që të hapë një qendër të re kontrolli teknik të automjeteve në qytetin e Elbasanit. Për shkak të distancës së shkurtër mes Tiranës dhe Elbasanit, qendra e re që do të hapet dhe do të shërbejë për të reduktuar fluksin që bart kryeqyteti. Sipas Gonxhes, të gjitha lehtësirat që do të ofrohen do të shoqërohen me kontrolle më të rrepta.