Kolaudimi i makinave, peng i firmës “xhepiste” me “tatuazhin” e frikshëm “SGS”

888
Kompania e kolaudimit zviceriane të automjeteve “Societe Generale de Surveillance” (SGS), që po vepron si monopol i vetëm në Shqipëri me vendimin dhe bekimin e shtetit shqiptar, i ka kaluar caqet e sjelljes normale me shqiptarët, duke futur në veprim praktikat banditeske të zhvatjes dhe shpërfilljes. Koncesionari zvicerian “Societe Generale de Surveillance” (SGS)”, prej 6 vitesh është kthyer në një stres dhe “xhepist” që zhvat shqiptarët me tarifa shërbimi deri në 60, 70 e 130% më të larta se shërbimi i kolaudimit në 22 nga vendet e BE. Nuk mund të kryesh shërbimin e kolaudimit në asnjë qendër tjetër, përveçse në monopolin e koncesionarit “Societe Generale de Surveillance” (SGS). Çfarë ndodh realisht më këtë koncesion monopol dhe të dhunshëm, që po vepron lirshëm në Shqipëri? 
Sigal

Nëse kolaudon mjetin në 31 dhjetor, pagesa është vjetore, në 1 janar do bësh pagesë tjetër vjetore

Nëse ndodh, që të blesh një automjet në dhjetor, pasi e regjistron dhe shkon për ta kolauduar, duhet të paguash tarifën që ka vendosur monopoli kolaudues i firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS). Fakti ëhstë ky: Nëse kolaudon mjetin në 31 dhjetor, pagesa është vjetore edhe pse është bërë vetëm 1 ditë përpara përfundimit të vitit. Dhe vazhdon zhvatja. Në janar, duhet të bësh kolaudim tjetër vjetor, me të njëjtën vlerë vjetore! Kjo është një vjehdje e turpshme që bënë shërbimi i koncesionarit “Societe Generale de Surveillance” (SGS), i cili duket se është lejuar dhe lejohet të zhvat shqiptarët kaq hapur. Ka një logjik: shërbimi bëhet sipas dëshirës, është si abonimi mujore, 3 mujor, 6 mujor, 9 mujor e vjetor. Nëse shërbimi i kolaudimit bëhet në 1, 10, 20, 30 dhjetor, duhet bërë pagesa vjetore, por me afat kohor deri në 1, 10, 20 e 30 dhjetorin e vitit tjetër. Mirëpo firma e koncensionarit “Societe Generale de Surveillance” (SGS), mësuar me vjedhje të tilla, vepron siç i intereson: nëse bën kolaudimin në 31 dhjetor, duhet të paguash për 1 vit edhe pse viti ka vetëm… 1 ditë dhe mbyllet.!

Firmës së kolaudimit “SGS”, i janë falur 153 milionë detyrime fiskale

Shteti shqiptar, i futur në “thes” prej kompanisë së kolaudimit zviceriane të automjeteve “Societe Generale de Surveillance” (SGS), ka përfituar një vlerë të madhe financiare prej llogarisë së shtetit shqiptar, në formë “dhurate”, prej detyrimeve fiskale, që duhej të arkëtonte në shtet. Fakti është ky: Në favor të koncesionarit “Societe Generale de Surveillance” (SGS)”, me vendim të Këshillit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Nr. 37, datë 17 dhjetor 2010 dhe me miratim të Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Financiar dhe Statistikave të Ministrisë së Transporteve, janë falur 15 milionë e 333 mi mijë lekë të reja, të cilat përfaqësojnë fitimin neto vjetor, që sipas ligjit në fuqi duhet të kalonte në buxhetin e shtetit, si detyrim i firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS)” ndaj shteti shqiptar, në respektim të kontratës koncesionare. Kjo “dhuratë” është zbuluar nga ekipet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë veprimtarisë së tyre rutinë të kontrollit në këtë dikaster. Kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS)” është një subjekt privat, i cili ka marrë me koncesion gjithë veprimtarinë e kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë. 

Kolaudimi/ (SGS)” ka fituar koncesionin me aferë korruptive

Akuzat për favorizim të firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS)”, kanë 6 vite që vijnë në adresë të ministrisë dhe prokurorisë, që pas shpalljes fituese të saj për shërbimin monopol të kolaudimit. Paditësi i parë, fill pas shpalljes fituese të firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS)”, ishte një shoqëri tregtare e së drejtës franceze e cila ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit “Dhënie me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove”, të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktues MPTT e Shqipërisë. Pasi ka kaluar fazën para-kualifikuese, paditësi ka paraqitur ofertën teknike dhe atë ekonomike pranë Autoritetit Kontraktues dhe në datën 18.12.2008, është zhvilluar procedura përzgjedhëse, ku janë hapur edhe ofertat përkatëse të dy shoqërive, që ishin paraqitur pas kualifikimit. Pas paraqitjes së ofertave dhe dokumenteve shoqëruese të tyre, pala paditëse është njoftuar nga MPTT në datën 21.01.2009 me një njoftim shabllon, për ofertuesin e skualifikuar, duke e njoftuar se ishte skualifikuar nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës konkurruese. Agjencia e Prokurimit Publik, pasi ka marrë në shqyrtim ankimin administrativ, arsyetoi në lidhje me shkaqet e skualifikimit të pretenduara nga AK dhe në përfundim të shqyrtimit administrativ APP, ka vendosur që MPPT si autoritet kontraktues, të bëjë rivlerësimin e procedurës së koncesionit sipas parashikimeve të nenit 25 të ligjit nr. 9663, dt. 18.12.2006 “Për Koncesionet”, pasi ka konsideruar, se shkaqet për skualifikim nuk qëndronin.
Por, MPPT nuk zbatoi vendimin e APP dhe çështja u fitua me gjyq nga dikasteri.
——————————————-

Policia e Shtetit, në shërbim të monopolit “SGS”, vendos 5237 gjoba në 15 ditë

Prej 1 viti, policia rrugore shtetërore, ka nisur një fushatë kontrolli të automjeteve nëpër akset rrugore, nëpër hyrje-daljet dhe qendrat e qyteteve duke vendosur gjoba, bllokime makinash, sekuestro dokumentesh, presione e madje arrestime të drejtuesve të mjeteve. Ky aksion i policisë rrugore, i urdhëruar prej Policisë së Shtetit është shtrirë tashmë në të gjithë vendin. Edhe pse paraqiten dhe veprojnë me uniformat e shërbimit të Policisë së Shtetit, policët rrugorë po kryejnë një shërbim privat që nuk ka lidhje me zbatimin e ligjit, por me interesat e një firme private me emrin “Societe Generale de Surveillance” (SGS)” e cila prej 6 vitesh, ka si monopol kolaudimin e automjeteve në Shqipëri. Policia shqiptare po vazhdon të jetë në funksion të monopolit të firmës kolauduese “SGS”. Për të përmbushur këtë klientelizëm është futur në veprim policia shqiptare me misionin antiligjor për të mbledhur të ardhurat e kësaj kompanie monopoliste, duke bërë presion ndaj pronarëve të makinave të qytetarëve e bizneseve. Qendra, periferia, hyrje-daljet e Tiranës dhe akset rrugore të vendit, kanë qenë të mbushura me grupe policësh rrugorë, të cilët ndalonin automjetet. Policët rrugorë, kërkonin nga drejtuesit e mjeteve vetëm pagesën e kolaudimit. Nisur prej ankesave të qytetarëve, ne iu drejtuam dje drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, por nuk na dhanë asnjë përgjigje. Kur pyetëm policët në rrugë, se përse kërkohet vetëm kjo faturë dhe asnjë dokument tjetër, ata na u përgjigjën: “Kështu kemi urdhër”. Ky kontroll “special” prej Policisë së Shtetit, nuk ka ndodhur më parë në mënyrë kaq preferenciale. Por ja që ka nisur e po vazhdon prej 1 jave. Po kush i kolaudon automjetet në Shqipëri? Është firma zvicerane “SGS” e cila ka në pronësi krejt procesin e kolaudimit. nuk e dimë se sa të vazhdojë ky aksion i organizuar prej Policisë së Shtetit në favor të shlyerjes së faturave të firmës private monopoliste kolauduese “SGS”, por dimë faktin që policia e shtetit është futur në shërbim të plotë e të hapur ndaj saj. Presioni i policisë rrugore të shtetit ndaj drejtuesve të automjeteve, ka vetëm këtë motiv: kontroll mbi pagesën e kolaudimit. Po përmendim një fakt: Që prej datës 1 maj 2015, policia ka vendosur 5237 gjoba për shkak të mungesës së kolaudimit, ose më saktë në favor të firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS)”, që është biznes privat, madje mopol që mbrohet nga shteti! 
——————————————————–

Çmimet janë rritur me 10-15%, kontrata e ndalon rritjen deri në shtator 2019
UDHËZIM, Nr. 4, datë 2.8.2013

1. Tarifat e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë, caktohen sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij udhëzimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Niveli i tarifës për shërbimet është shprehur duke përfshirë TVSH-në.
2. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi, ngarkohet Drejtoria e Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore dhe Njësia e Projektit Koncesionar në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.
3. Ky udhëzim hyn në fuqi në datën 6 shtator 2013 dhe botohet në Fletoren Zyrtare në numrin më të parë të radhës.