Koço Broka: Politikat monetare të Bankës Qëndrore dhe transferimi i kostove te kreditë e qytetarëve

Yield-i mesatar i ponderuar, i bonove të thesarit 12 mujore sjellë efektet e para në treg në rritjen e kostos së borxhit publik që ka marrë qeveria.  Problem real për gjithë ata familje të reja  që kanë marrë kredi në lekë me interesa jo fikse. Bankat e nivelit të dytë kanë për t’ua transferuar këtë kosto klientëve të tyre.

Sigal

Prof. Dr. Alqi Naqellari ekspert i sistemit banker ka ngritur një debat të hapur me shkrimin e botuar në gazetën “Telegraf”, titulluar “Rritja e normës së interesit nga BSH është e gabuar sepse nuk nxit rritjen ekonomike”. Një tjetër specialist ka analizuar thelbin e rritjes së interesit. Ja analiza e plotë:

Përshëndetje dhe urime Prof.Dr.Alqi, për këtë artikull ngacmues, nxitës për një problem madhor ekonomik- financiar si të ekonomisë sonë kombëtare, por edhe mbarë botës. Një ndër meritat kryesore të tij pa dyshim eshtë çështja e ngritur nga Prof. Dr Adrian Civici “Përse vlejnë ekonomistët nëse rrinë të heshtur”?! Si i tillë ai meriton të jetë objekt diskutimi dhe debati konstruktiv dhe prefesional nga gjithë televizionet kur trajtojnë problemet ekonomike, çështjen e inflacionit rritjes së madhe të çmimeve dhe se cila është duhet të jetë politika më e mirë për ta ulur këtë, por pa shpenë në recesion?! Ju që në titull jini shumë i qartë kur shkruani dhe trajtoni tezën se “Rritja e normës së interesit nga BSH është e gabuar sepse nuk nxit rritjen ekonomike” . Tani për tani jeni në minorancë,  por kjo nuk përjashton,  por presupozon që kjo çështje të trajtohet në katedren, departamentin, fakultetin dhe Universitetin tuaj ku ju kontribuoni. Natyrisht tani nuk ka katedra- si në monizëm. Por në to dikur bëheshin diskutime qoftë për leksionet që duhet të mbaheshin para studentëve. Por kjo nuk përjashton ,por presupozon diskutimin e këtyre çështjeve të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.  Ky diskutim dhe debat merr një rëndësi të posaçme kur në vendin tonë pedagog të Universiteteve Publike janë ngritur ne protestë për rritjen e pagave.  Përkundrejt kësaj alternative mazhoranca dhe Kryeministri kanë qëndrimin se pedagogët  nuk jane dhe nuk duhet të jenë thjesht mësues, mësimdhenës,  por njëkohësisht edhe punonjës kërkimor shkencor. Puna kërkimore shkencore në fushën  ekonomike  mund të bëhet edhe me pak shpenzime dhe financime.  Ju me shkrimin dhe artikullin tuaj dëshmoni se kryesorja është qëndrimi që mbahet ndaj hulumtimit, studimit te realitetet, që prekin dhe shqetësojnë njerëzit, shoqërinë dhe ekonominë tonë nga pedagogët e Universiteteve tona. Natyrisht trajtimi devilgativ për t’u publikuar dhe këto ide dhe çështje bankare financiare në një të përditshme, nuk minimizon tezën e artikuluar nga  Ju,  “Rritja e normes se interesit nga BSH eshtë e gabuar sepse nuk nxit rritjen ekonomike” dhe nuk përjashton por presupozon diskutimin e saj. Mjafton ta lexosh dhe të njihesh me punën që kini berë Ju për shkrimin e tij. Natyrisht kur trajtohen politika monetare dhe qëndrimi i saj ndaj atakimit të inflacionit, studentëve u thuhet se instrumenti i Bankave Qëndrore për të luftuar inflacionn është përdorimi i instrumentit te normës REPO. Në kushtet kur tekset e trajtojnë këtë çështje kështu, dhe ju si pedagog ma do mendja që kështu e kini trajtuar. Por artkulli juaj është i qartë. Në kushtet kur inflacioni në vendin tonë, i cili po bëhet me bazë gjithnjë e më të gjerë, është një inflacion i importuar konstatoni se me gjithë rritjen e shpejtë (4 herë deri tani brenda vitit 2022) dhe jo të vogël të normës se Repo në 2.25% nuk kanë sjellë asnjë pasojë në uljen e tij. Natyrisht unë nuk ndaj te njëjtin mendim e qëndrim  me Ju se “nuk kanë sjellë asnjë pasojë në treg”.  Jo ato kanë sjellë efektet e para në treg. Mjafton të kujtoj se nëse Yield-i mesatar i ponderuar, i bonove të thesarit 12 mujore para një viti ishte 1.77 %, aktualisht eshtë 4.74 %, ose 2.97% (3) pikë përqindje më tëpër.  Kjo është një rritje jo e vogël që ka filluar dhe do të japë efektin e vet gjithnjë e më shumë  në rritjen e kostos së borxhit publik që ka marrë Qeveria, e merr Qeveria. Efekti do jetë si për borxhin e ri (deri tani nuk ka marrë se buxheti është me suficit) por dhe për borxhin e vjetër të ricikluar.  Po kështu ai nuk është ndjerë sa te bëhet një problem edhe në media dhe një problem jo i vogël dhe real për gjithë ata familje të reja  që kanë marrë kredi në lekë me interesa jo fikse. Bankat e nivelit të dytë kanë për t’ua transferuar këtë kosto klientëve te tyre. Ja përse artikulli tuaj ka një vlerë të padiskutueshme praktike në interes të qytetarëve dhe të rinjve shqiptare që kanë vendosur të blejnë banesë dhe të jetojnë këtu në Shqipëri dhe jo të emigrojnë.  Por vlerat praktike të artikullit tuaj nuk eklipsojne vlerat teorike praktike shkencore për zbatimin e politikës monetare nga Banka e Shqiperisë, dhe për trajtimin qe i duhet bërë kësaj çështje në auditorët universitare. Uroj qe shkrimi tuaj të bëhet objekt diskutimi dhe debati ne Universitetin tuaj! Po të realizohet kjo dhe t’i dërgohen Bankës së Shqipërisë konluzionet e debatit , besoj se Këshilli Mbikqyres i Bankës së Shqipërisë do reflektojë. Kjo do konsolidojë alternativën  se pedagogët e universiteteve duhet të jenë jo vetëm mësidhënës, lektorë,  por dhe punonjës kërkmorë –shkencore,  dhe jo vetëm punonjës kërkimore shkencor për tituj e grada , por duhet i merituar ato i shërbejnë njëkohësisht dhe shoqërisë dhe ekonomisë sonë. Kjo është një shtysë dhe thirrje inderkete që Qeveria të rris financimin për punën kërkimore shkencore në Universitet tona qoftë publike dhe private.  Nëse në ditët e para te ekonomisë së tregut një deputet-ish pedagog do te thosh se as zogu nuk kendon pa pare, ka ardhur koha që puna dhe koha që kini harxhuar ju për këtë trajtesë të shpërblehet. Le ta filoje media e shkruar ketë me një shpërblim simbolik dhe me pas me atë që i takon punës mendore, puna kërkimore shkencore. Le të pasohet nga Universitet duke e kthyer punën kërkimore- shkencore në forcë prodhuese që meriton të shpërblehet. Suksese të tjera në punën tuaj hulumtuese, kërkimore- shkencore, urime dhe suksese në veprimtarinë tuaj publicistike!