Koalicioni Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes, pastori Akil Pano: I dua shumë homoseksualët, por kam mendim ndryshe nga ata. S’them asgjë më shumë se Bibla

244
Sigal

Pastori shqiptar, Akil Pano ka folurpër Koalicionin Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes, debatin me komunitetin LGBTI dhe hetimin nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit.
Pano thotë se nuk ka asgjë me komunitetin LGBTI, madje i do shumë homoseksualët dhe homoseksualet, por mendon ndryshe nga ata.

“Nuk kam bërë asnjë deklaratë për ta bërë si një ide të fundme. Kam qenë i ftuar dhe për të trajtuar këtë çështje të shum ëpërfolur, ndryshimi i nocioneve bazë nga nënë e babë në prindëri 1 dhe 2. Ka zgjuar zemëratë publike kjo. Ne e kemi shumë të shenjtë e të çmuar mamin dhe babin. Shqiptarët duan të ndryshojnë. Kam trajtuar debatet televizive kundrejt individëve që vijnë nga komuniteti LGBTI.
Jam klerik e pastor prej 27 vitesh. Në thelb të kristianizmit as që nuk mendohet që një klerik të diskriminojë një individ apo grupim. Mësimi i Jezu Krishtit është të duash mikun më shumëse veten, dhe përtej kësaj të duash armikun. Kam qenë i kujdesshëm me fjalët.
është hapur njëçështje për gjuhë diskriminim dhe homofobi. Kam folur brenda kufijte etikë. Dua të rithem që i dua shumë homoseksualët. Nuk bashkëndaj të njëjtat parime për jetën, konceptet për martesën. Krejt normale, ata mendojnë ndryshe. është krijuar ideja që të kesh ide nmdryshe nga ky grupim është paragjykues ndaj komunitetit LGBTI.

Unë them jo vetëm që nuk është, ndoshta ju duhet të nisni një sondazh për të pyetur shqiptarët. Unë në çdo komunikim publik që bëj në FB Dhe Instagram mundohem që në fund t’i kërkoj komentuesve të mi që komentet të jenë brenda etikës. Kërkesa e grupimit LGBTI për ndryshimin e nocionit zgjoi tension të madh në popullatë.
Ne ruajmë atë që ëshë e shenjtë, e kultivojmë, i është dhënë një lloj konsensusi komuntetit LGBTI për aq sa i përket çështjes së tyre individuale. Unë s’kam folur për këtë çështje mbi orientimin seksual apo identitetin gjinor.

Nuk kam asnjë gjë në lirinë e tyre për çfarë kërkojnë. Problemi im nuk janë kërkesat dhe liria e tyre, por ruajtja e kësaj që ne kemi. Mua më duhet të theksoj se jam pro asaj që është ekzistente, pasi tek mami dhe babi kemi konceptin filozofik të jetës. ”- theksoi Pano.

Më tej pastori ka folur për hetimin disiplinor që po i bëhet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me deklaratat e tij ndaj komunitetit LGBTI.
Pastori thotë se nuk ka thënë askund asgjë më shumë se çfarë shkruan Bibla, por sipas tij gjoba nga Komisioneri do të ishte medalje për të në komunitetin e besimit.

”I kam kërkuar vetë Komisionerit, kam shkuar, më kanë kërkuar interpretimin tim teologjik. Dëgjesa parashikohet të jetë publike, para publikut. Një avokat ma lejon ligji. Me justifikimin e rregullave anticovid unë nuk i gjej kërkund, dmth në ambientet e hapura mund të zhvillohet, por në një sallë si tek Komisioneri ka mjaftueshëm hapësirë për publikun. Komisioneri ishte siguruar që në fund të shkresës ku kërkohej seanca dëgjimore. Ne shkuam jashtë institucionit, ishte bashkëshortja me djalin, qëndruan jashtë. Unë shkova brenda institucionit, u bë hapja, natyrisht unë kam bërë një hapje të shkurtër. I thashë që kam ardhur për t’iu treguar shkeljet që keni bërë ju. Ata i pranuan. Jam detyruar të largohem pasi s’mund të vijoja me praninë time të legjitimoja shkeljet. Kam refuzuar të ketë seancë tjetër. GJithë materiali im shkrimor është i vlefshëm. Më duhet të theksoj se një vendim është marrë. Duhet të bëj durim që ta bëj publike kur ta japë Komisionieri. Jepet brenda 3 muajsh. Nuk aludoj se do të dënohem. Maksimumi Komisioneri vendos një gjobë. Problemi nuk është gjoba, por te qëndrimet, avancimet. Në komunitetin e besimit gjoba është dekoratë e madhe, sepse historia në fjalë lidhet me lirinë e fjalës dhe besimit. Unë në çdo emision kam folur brenda etikës së komunikimit, por kam folur si pastor, klerik, imam, kredon e tij fetare që ja mëson individëve, qëndrimet fetare mbi martesën, prindërtimin, identitetin gjinor, se feja ka përqasje mbi të gjithë jetën. Mua më mbron e drejta, s’kam thënë asgjë më shumë se Bibla, ndaj i kam thënë Komisionerit, ju po i hapni zotit të Biblës një gjyq, nxirrni Biblën dhe atëhere do shohim raportet nga e para.
S’kam shumë hapësirë për të menduar këtu. Jam në mbrojtje të asaj që duhet. Jam në mbrojtje se pari të feve abramaike, kristiane. Që në fillim zoti krijoi një grua dhe burrë, kemi martesën e parë, familjen e parë. Kur i themi një çifti me trashëgime, pra i uron pasardhje, trashëgimtar. Besojmë se zoti nuk bën gabime, nuk është aty nga asgjëja, asgjëja nuk mund të krijojë. Kemi filozofinë e botës antike. ”- theksoi pastori.

 

 

Pastori Akil Pano po hetohet për shkak të deklaratave të tij ndaj komunitetit LGBTI. Ky i fundit ka kërkuar që të ndryshohet nocioni mami dhe babi në prindëri 1 dhe prindëri 2. Pastori është kundër kësaj nisme dhe ka krijuar Koalicionin Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes..