KMDLNj vizitoi Institutin Special në Shtime

530
Sigal

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka realizuar një
vizitë monitoruese në Institutin Special në Shtime. Vizita u realizua në kuadër
të mandatit për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të
kufizuara psiko – fizike .

Monitoruesit fillimisht takuan z. Xhemajl Dugolli, drejtor i Institutit i
cili na njoftoi me gjendjen e përgjithshme dhe u diskutua edhe gjendja sa i përket
furnizimit me mjete higjienike, veshmbathje dhe furnizim me ushqim.

 

Gjendja aktuale në Institutin Special në Shtime është përmirësuar dukshëm falë
renovimeve të bëra në objektet e këtij Instituti. Pastërtia është në nivel dhe
monitoruesit kanë vlerësuar sjelljen e stafit ndaj klientëve si pozitive. Monitoruesit
kanë vlerësuar lartë edhe ndarjen në kategori të klientëve dhe rregullimin e
hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve apo terapisë okupuese. Klientët në
Institutin Special në Shtime kanë mundësi për të realizuar një numër të
aktiviteteve të lira si rrobaqepsi, punime druri, punë dore (tapiseri),
vizitame, shkrime (për ata që duan).

 

Është për t’u vlerësuar lartë marrëveshja
që Instituti ka realizuar me një disa Universitete që studentët e tyre të
kryejnë praktikën profesionale në këtë Institut.

Gjatë këtij monitorimi u gjetën edhe disa mangësi , mungesa e veshmbathjeve që
dëmtohen lehtë nga klientët, mungesa e orendive, sirtarë pë rroba, karrige etj.
për të cilat u pajtuan që të lobojnë më shumë tek institucionet përkatëse por
edhe tek donatorë të mundshëm.

KMDLNj vlerëson se shërbimi shëndetësorë brenda këtij institucioni duhet të
plotësohet me profesionistë të fushave përkatëse

KMDLNj u bënë ftesë të gjithë të interesuarve që kanë mundësi për të
kontribuar për këtë pjesë të shoqërisë e cila është mjaft e ndjeshme, kontributi
do të kishte vlerë më të madhe sidomos tani kur festat e fundvitit po ofrohen.