KLSH kallëzon në prokurori shtatë ish zyrtarë të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë

493
Sigal

Kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si rregjistrues, juristë e hartograf, duke regjistruar në emër të personave privatë pasuri të paluajtshme të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe duke tjetërsuar afro 50,000 m2 tokë bujqësore e truall në zona bregdetare, pronë shtetërore

 Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 938/1, datë 21.11.2013,  ka audituar ZVRPP Kavajë për periudhën 01 Janar 2011 deri më 30 Shtator 2013.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ku më kryesoret janë:

-Në 11 raste është kryer regjistrimi fillestar i pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në vitin 2000 kur rezulton se subjekti përfitues (familja bujqësore), ka përfituar edhe më parë tokë bujqësore po me AMTP në vitin 2001, pra ka përfituar padretjësisht tokë bujqësore dyfishin e saj që i takonte sipas ligjit, kanë përfituar tokë nga njëri fshat në tjetrin, kanë përfituar tokë në zërin kadastral “pyll” si dhe janë pajisur me tokë bujqësore me sasinë që u takonte sipas ligjit dhe përbërjes familjare të datës 01.8.1991, ndërsa pajisen së dyti me sipërfaqe sipas një AMTP-je lëshuar në vitin 2000.

-Në 17 raste është kryer regjistrimi fillestar të pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) të cilat rezultojnë të jenë pa numër e datë, përfituesit janë pa certifikatë të gjendjes familjare të vitit 1991, pra jo objekt i ligjit, si dhe me ndryshim zëri kadastral në zonat Karpen, Kryemëdhej, Golem dhe Spille, pra aktet të pa aplikueshme për regjistrim pasi janë përfituar në kundërshtim me ligjin e kohës.

-Në1 rastështë kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi, kur subjekti nuk rezulton në ortofoto, dhe ka përfituar me legalizim një sipërfaqe më të madhe  (4000 m2) se sa përcakton ligji. Po ashtu ZVRPP ka vijuar me  regjistrimin e  truallit në favor të subjektit më parë se të bëhej legalizimi i objekteve, në një kohë kur ky subjekt truallin e ka pasur me qira  dhe me leje zhvillimi, dhe kur në zbatim të ligjit duhet të ishte bërë hipotekimi i lejes së ndërtimit dhe jo asaj të legalizimit.

– Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi, kur rezulton se subjekti përfitues nuk gëzon titullin person i stimuluar, nuk ka marrëveshje zhvillimi, ka ndërtuar jo në zonë të stimuluar, dha pa pasur ortofoto, pra nuk rezulton objekt përfitues nga ligji.

Në 2 raste në zonën bregdetare, ku rezulton të jetë kryer tjetërsimi i pronës shtetëro, pasi edhe pse disponohen vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefektit si dhe vendime gjyqësore të cilët kanë konstatuar dhe shpallur të pavlefshme dy AMTP të përfituara në kundërshtim me ligjin, ZVRPP nuk ka kryer asnjë procedurë lidhur me fshirjen e posedimit, duke lejuar që poseduesit e paligjshëm jo vetëm të gëzojnë në mynërë të pa drejtë titullin e pronësisë mbi sendin, por dhe tjetërsimi i saj duke kryer shitjen e pronës “shtetërore”.

 

– Në 1 rast është kryer regjistrimi fillestar i një pasurie me leje legalizimi duke vendosur në Kartelën e Pasurive të Paluajtshme shënimin “Godinë banimi”, kur në fakt leja e legalizimit është për “Godinë biznesi”, veprim i cili ka legjitimuar një kontratë të parregullt kalimi pronësie  nga ALUIZNI Kavajë  nga ku është përfituar në mënyrë të paligjshme me çmim më të ulët, truall turistik, me një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 2,013,444 lekë.

Në 1 rastështë kryer regjistrimi fillestar i një pasurie të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) duke pretenduar se është vepruar me “saktësim sipërfaqe”, kur në fakt rezulton se me sa proceduar i është lejuar mbajtësi i titullit të pronësisë, përfitimi i paligjshëm i një sipërfaqeje prej320 m2 në pronësi “shtet”.

Në1 rastështë kryer regjistrimi fillestar i një pasurie e llojit truall sipas procedurave të nenit 24/b, duke dhënë më tepër 380 m2, kur subjekti disponon dokumentacion pronësor vetëm për 77 m2, veprim në kundërshtim me vet dispozitën të cilës i referohet.

 Për këto shkelje, për katër ish-Drejtues/Regjistrues të ZVRPP Kavajë XH.D., R.RR., F.M. dhe A.Q., si dhe tre ish-Specialistët juristë e inxhinier K.K., H.K., dhe H. S.,të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit GjyqësorKavajë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Kryeregjstruesit të Zyrës Qçndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për punonjësit e mësipërm të ZVRPP Kavajë, si dhe i ka kërkuar Regjistruesit aktual të ZVRPP Kavajë marrjen e masave administrative, me qëllim kufizimin e veprimeve mbi pasuritë e përfituara në kundërshtim me ligjin.