KLP bën ndryshime, cakton drejtuesit e përkohshëm të Gjykatave në rrethe, Donika Prela në Prokurorinë e Tiranës (EMRAT- VENDIMET)

338
Sigal

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës online ku ka bërë dhe disa ndryshime.

 Në mbledhje është miratuar unanimisht projekt-akti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat; Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Unanimisht janë miratuar edhe projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

Donika Prela, caktohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.

Njoftimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës

Në respektim të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar përmes platformës on-line në prani të tetë anëtarëve të Këshillit dhe në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT.

Sipas rendit të ditës, seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.07.2020. Gjithashtu, me propozim të z. Bujar Sheshi dhe miratimin e të gjithë anëtarëve, rendit të ditës i është shtuar për diskutim miratimi i projekt-vendimit për zhvillimin me dyer të mbyllura të seancës dëgjimore të datës 23.09.2020, në lidhje me procedimin disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020, të filluar ndaj magjistratit me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në përgjigje të kërkesës së drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Pas prezantimit te relacionit shpjegues nga ana e Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi me shumicë votash që seanca dëgjimore të zhvillohet me dyert të mbyllura në respekt të parimit të konfidencialitetit dhe të drejtën e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ky vendim do të zbatohet në vazhdimësi për të gjitha fazat, deri në përfundim të këtij procedimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar unanimisht projekt-aktin  “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, z. Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat; z. Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër; znj. Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe z. Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Unanimisht janë miratuar edhe projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.

Grupet e punës pranë komisioneve kanë prezantuar para Këshillit draft- rregulloret “ Për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë” dhe “ Për komandimin e magjistratit në një institucion tjetër brenda sistemit të drejtësisë”. Pasi u njohën me komentet dhe sugjerimet e fundit mbi këto drafte, Këshilli vendosi për miratimin e tyre në seancën plenare e parashikuar të zhvillohet me datën 23.09.2020.

Këshilli ka diskutuar sot edhe mbi kërkesën e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me përfitimin e shpërblimit për shkak të mbarimit të statusit si magjistrat dhe përgatitjen e një opinioni lidhur me këtë çështje dhe ka vendosur për miratimin e tij në mbledhjen e ardhshme.