Klos/ Si nisi sherri që përfundoi me vetëvrasjen e babait të katër vajzave

542
Sigal

Ari Hoxha, humbi jetën i vetëvrarë dy ditë më parë në fshatin Plan i Bardh në Klos.

Babai i tij nuk e ka besuar që djali i tij ishte vetëvrarë, por ka qenë Policia që i ka hequr dyshimet për rrethanat e vdekjes së së të birit.

I përlotur nga humbja e të birit ai është shprehur se: “Nuk ka mundësi që djali im të ketë vrarë veten, me siguri dikush e ka qëlluar”.

Por pas aktekspertizës është konstatuar se viktima ka qëlluar veten me një plumb në kokë

“Arjan Hoxha është vetëvrarë me një plumb. Ai ka qëlluar vetën në gojë me një automatik ‘Kallashnikov’. Plaga ka tejshpuar kokën, duke e lënë të vdekur në vend. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune”,  thanë burime nga grupi hetimor.

Sherri që më pas ka përdunduar me vetëvrasjen e 31 vjeçarit, ka nisur në shtëpinë e familjes Ndoj.

Arian Hoxha ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes, ku ndoheshin edhe katër vajzat e tij të cilat kanë përjetuar momente paniku kur kanë parë babain e tyre me armë zjarri në dorë.

“Në momentin kur Arjani ka hyrë në banesë me armë në dorë, bashkëshortja dhe vajzat kanë shpërthyer në ulërima. Fqinjët kanë kuptuar se diçka e rëndë po ndodhte në atë familje. Ato i kanë telefonuar Policisë së Klosit”, thanë nga Policia.

Por sapo Policia ka shkuar në vendngjarje, ato kanë pikasur trupin e pajetë të shtetasit Arian Hoxha, i cili mbante në dorë një automatik dhe pranë iu gjet një unazë që mendohet se ia kishte hequr bashkëshortes pak minuta para se sa të vriste veten, një qese me duhan, celulari dhe sende të tjera personale.