Klik Ekspo Grup, 30 vite formësim i së ardhmes

67
Sigal

300 sipërmarrës në panairin ndërkombëtar të Tiranës. Klik Ekspo Grup vjen në vitin e 30 me panairin ndërkomëtar të Tiranës.

300 sipërmarrës nga fusha të ndryshmr të biznesit, kulturës, kulinarisë industrisë, inovacionit por edhe institucione shtetërore u bënë bashkë në ambientet e Pallatir të Kongreseve këte 6 nëntor.

Në ceremoninë e hapjes se edicionit të 30-të të panairit, të pranishëm ishin përfaqësues të bizneseve por edhe të institucioneve shtetërore.

NOA

Ministri i Ekonomise dhe Kultures dhe inovacionit Blendi Gonxhja e cilëson këtë aktivitet si një nga më të rëndësishmit në Shqipëri për të krijuar më shumë ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes industrive nga vende te ndryshme të rajonit.

Tashmë, Klik Ekspo Group nuk është një sipërmarrje private, por një e mirë publike, u shpreh Gonxhja.

“E kam njohur Luanin në Muzeun Historik Kombëtar, një presonazh me plot energji.

Sot 30 vite me vonë nga nisja e këtij panairi, volumi tregetar eshte shumefishuar. Klik Ekspo Grup sot është në urë takimi, nuk eshte më vetëm nje kompani private, por një e mirë publike që vë në pah punën e sipermarresve shqiptarë dhe i nderlidh ata me kompanite e huaja.

Shkembimi i eksperiencave mes vendeve tw huaja eshte tashme jo vetem ne fokusin e Klik ekspo Grup por tashme edhe te kryemisnistrit Edi Rama.

Ministri Gonxhja gjithashtu u shpreh se pjesmarrja e lartë në këtë event, tregon se sa me interes oritet ky panair nga sipërmarrësit”, tha Gonxhja . Ministri e cilësoi Klikun model ne nxitjen e sipermarrjeve te reja dhe investimeve te huaja.

“Ju falenderoj që e vendosni inovacionin në krye të diskutimeve dhe paneleve tuaja, kemi nevoje të gjithë  për  këtët transformin.

Ndaj Klik Ekspo Group na angazhon më shumë për këto ndryshime, falenderoj të 300-të kompanitë që janë pjesë e këtij panairi.

Pavioni malazez, hungarez, i kosovës, stenda e Ministrisë  se Bujqësisw, dhe te gjitha sektoret e tjera, Turqi, Bosnje, dhe shume te tjwra.”, tha ai.

 

Fjalë përshëndetëse pati dhe nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Duke kujtuar 30 vitet e Klik Ekpo Grup në treg, Seferi tha se tashmë ky panair përbën thuajse 1/3 e  jetëgjatësisw sw Tiranës si kryeqytet.

Nënkryetari i bashkisë gjithashtu u shpreh se ky panir tashmë e ka zbukuruar qytetin e Tiranës dhe e ka bërë qëndër pë rëndësishme për shumë Investitorë.

Seferi tha se

“Ky 30 vjetor tregon se sa pune eshte dashur per te ardhur ketu.

Ky qytet ka 104 vite jetë, dhe 30 vite te Klik Ekspo Grup jane thuajse 1/3 e angazhimit ne jeten e kryeqytetit dhe shumë me gjere.

Ështe shumë e rëndësishme që këto ura bashkëpunimi të vijojnë të mbahen të qëndrueshme.

Po hyjme ne vitin e 31, per ju dua tju falenderoj per ketw dhurate qe i beni cdo vit Tiranes. ”

Në ceremoninë e hapjes nuk munguan as  përfaqwsues të bizneseve dhe dhomave të tregetise.

Zëvendës presidenti i Klik Ekspo Grup Luel Muhametaj tregon se si nisi puna për këtë aktivitet 30 vite më parë. Ai thekson se nuk ishte vetëm një ngjarje, por një bazë e rëndësishme për ekonominë e lirë të tregut.

“Nuk ishim vetëm duke organizuar një ngjarje; po vendosnim bazat për një ekonomi të lirë tregu, duke kultivuar marrëdhënie që do ta ndihmonin Shqipërinë të globalizohej dhe të sillte mundësi të reja.

Në këto 30 vite që nga fillimi i udhëtimit tonë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur me krenari mbi 12,000 kompani, nga të cilat më shumë se 8,400 janë nga jashtë—një dëshmi e jashtëzakonshme e rritjes së Shqipërisë dhe e besimit që komuniteti ndërkombëtar i biznesit ka tek ne. Çdo kompani nuk ka thjesht ekspozuar produktet ose shërbimet e saj; ato janë bërë partnerët tanë, mentorët tanë dhe bashkë-arkitektët tanë në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe të begatë. Së bashku, kemi prezantuar teknologji të avancuara, kemi zhvilluar industri të reja dhe kemi ndarë ekspertizë të vlefshme, që ka pasuruar ekonominë tonë dhe ka zgjeruar fuqinë tonë punëtore. Nëpërmjet këtyre partneriteteve, kemi kultivuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë: një të ardhme të karakterizuar nga inovacioni, qëndrueshmëria dhe një përkushtim për bashkëpunim global. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është bërë një urë për mundësi të reja dhe një fener progresi, duke udhëhequr Shqipërinë drejt një të ardhme më të ndritur dhe më të lidhur.

Këtë vit, panairi vazhdon traditën krenare të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimit ekonomik, me pjesëmarrës nga mbi 15 vende të botës, që përfaqësojnë një gamë të gjerë industrish.

Ndërsa nisemi drejt 30 viteve të ardhshme, le të jetë ky panair një vend ku kalohen kufijtë, ku shkëmbehen ide dhe lindin partneritete. Le të vazhdojmë të ecim përpara, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke kultivuar frymën e bashkëpunimit që na ka sjellë deri këtu.” tha Muhametaj.

Fjalë përshëndetëse, patën edhe përfaqsues të bizneseve dhe dhomave tregetare të vendeve të ndryshme.

Ata e konsideruan si një mundësi shumë të lirë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve te ndryshme.

Sink drejtuesi i lartë i dhomës së tregëtisë së Serbisë

“21 kompani serbe jane kete vit pjese e panairit, te cilat kane marredhenie importi dhe eksporti me shqiperine dhe vende te tjera te rajonot.  Ky panair është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne” është shprehur ai.

Pronari i kompanisë Bolv oil, Vehar Cukaj, gjithashtu shpreh konsiderata të larta për këte eveniment të rëndësishëm ekonomik.

Cukaj tha se, “Jemi pjesmarres në  panirin ndërkombëtar të Tiranës prej disa vitesh, dhe kjo na ka bere qe te kemi me shume kontakte me njerezit.

Ndaj dhe kete vit mos humbisni mundesine te kaloni nga stendat tona.”

Përfaqësues të Kompanisë Coca Cola u shpreh se.”Eshte nje takim i rendesishme per kompanine tone, sepse na jep mundesine te takohemi me kompani te ndryshme apo institucione shteterore.

Klik Ekspo Grup dhe Coca Cola kane nje te perbashket, kane 30 vite qe operojne ne tregun shqiptar.

Shpresoj te kemi me shume bashkepunime dhe investime, fal edhe ketij panairi”.

Perfawesuesja e kompanise Aiba, tha se, “Jemi te lumtur qe jemi pjese e ketij panairi.

Kompania jone ofron prodhime te mira dhe te fresketa per konsumatoret tane.

Ne kete panair do te keni mundesi te shihni prodhimet standardet e industirse sone, inovacionin dhe sigurine qe ofron ky produkt per konsumatoret”.

Ndersa Vasil Naci Agna Grup theksoi se:

Jam i nderuar qe me ftuat si biznes dje person.

Do te inkurajoja qe kete vlere qe Klik Ekspo Grup perciell, per me shume bashkepunim mes kompanive, duhet qe te jete ne te gjitha kompanite, per me shume sukses.

Kjo do bente qe bizneset tona te kishin me shume sukses dhe te mbijetonin gjate.

Klik ekspo grup eshte nje nga ambasadoret me te mire ne rajon per nderlidhjen e kompanive nga vende te ndryshme.

Ambasadorja e Hungarise ne vendin tone theksoi se:

“Eshte e rendesishme te flasim per sfidat e dixhitalizimit, ndaj ne vijme be shqiperi per shkembim eksperiencash mes kompanive.

Dua te shperh kenaqesine time per pjesmarrjen ne kete panair”.

Laura Plaku, AIDA u shpreh se:

Per ne eshte shume e nevojshme te marrim pjese nebketo panaire per  pasur me shume takime dhe shkembim eksperiencash.

Panaire te tilla nuk jane vetem ekspoze por nje pune e madhe pas cdo produkti stendash.

Te synojme qe kompanite te mos mjaftohen vetem me limitet e tyre, por te kene mindesi per ekspote dhe eksperimete ne tregjet nderkombetare. ”

Në përfundim të ceremonisë hapëse, u ndanë edhe çmimi “Shqiponja e Artë” për të pranishmit.

Bolv oil, Aiba, Aida, Agna GrupTirana Bank ej.

Dhe ashtu sic e karakterizon Klik Ekspo Grup, në fund të ditës së parë, pati këngë e valle popullore.

Duke qene se Klik Ekspo Group gjithmonë e ka në vëmendje kulturën dhe Artin Vlerësoi me cmimin Shqiponja e Artë edhe artisten e mirënjohur Suzana Kuku dhe Alban Tahiri.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranes do të jetë i hapur deri në datën 9 Nëntor.