Nën tingujt e këngëve “Summer Wine” apo “Kur të jesh mërzitur shumë” me poezinë e Dritëro Agollit interpretuar nga Gjergj Kaçinari është mbajtur ceremonia gala e përmbylljes së edicionit të 29-të të Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group. Festa që kulmoi 4 ditë takimesh biznesesh dhe ngritje së urave të bashkëpunimit mes kompanive të Ballkanit dhe Evropës u kurorëzua me art dhe kulturë duke kërkuar të japë shijen e Shqipërisë ekonomia merr jetë në një vend me rrënjë të hershme kulturore, artistike. Nëse gjatë ditëve të panairit Ansambli i këngëve dhe Valleve Popullore shpalosi elemente identitare dhe të traditës, përmes kostumeve, tingujve, e këngëve të njohur nga jugu në veri, si “Kënga e malësorit”, “Lule të bukura ka Tirana”, “Vallja labe”, “Festë të madhe ka Shqipëria”, “Kur më zbret nga Voskopoja” apo “Hapi syt e zezë”, mbrëmja finale ju kushtua muzikës së lehtë, shqiptare e të huaj.
Gjatë mbrëmjes, Luel Muhametaj, zëvendëspresident i Klik Ekspo Group vlerësoi me çmime disa prej bashkëpunëtorëve në panair, pasi falënderoi me humor të gjithë të pranishmit.
“Shpresoj të jeni duke e shijuar natën me muzikë, valle dhe sigurisht me raki që nuk mund të mungojë. Kam disa falënderime mirënjohëse për t’u bërë disa prej ekspozuesve, partnerëve dhe individëve më të mirë që kemi pasur këtë vit. Më lejoni të filloj me ‘Karrota’. Çfarë fillimi! ‘Karrota’ ka qenë partneri më i mirë shqiptar i dizajnit dhe marketingut që kemi pasur ndonjëherë në Klik Ekspo Group. Faleminderit për krijimtarinë tuaj të pashoqe, punën e palodhur dhe energjinë pozitive”, tha Muhametaj duke i dorëzuar një çmim drejtuesit të “Karrotës”, Fisnik Ismajli.
Në vijim ai veçoi një ekspozues që siç u shpreh, ka tronditur atë dhe ekipin me përgatitjet gjeniale dhe marketingun para ngjarjes. “Sigurisht që e kam fjalën për ‘Kapsulën’. Ju jeni një model për ekspozuesit e tjerë, për të shtrydhur vërtet limonët nga ekspozita”, tha Muhametaj në një fjalim ku vlerësimi, serioziteti dhe humori shkonin unison për t’i dhënë mbrëmjes ngjyra festive.
Një falënderim personal ai i dha edhe partnerit mediatik, MCN TV. “Ju jeni një nga partnerët mediatikë dhe ekspozuesit më inovativë, që kam parë ndonjëherë, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën”, tha Muhametaj duke vlerësuar fleksibilitetin që televizioni pati gjatë katër ditëve të panairit, si edhe komunikimit e stafit të përkushtuar në përcjelljen e ngjarjeve dhe kulmeve të panairit.
Një tjetër biznes i vlerësuar nga Klik Ekspo Group ishte “Bali Concept” që përmes pranisë dhe ideve në panair, krijuan një kënd paqësor e relaksues edhe për imazhin në katin e parë të Pallatit të Kongreseve.
“Si të mos flasim për ‘Bali Concept’ dhe pronaren e tij të pabesueshme, Inën? Duke sjellë bukurinë e qetë të mobiljeve dhe arkitekturës së Balit në Shqipëri, Ina jo vetëm që ka krijuar rrugë të reja biznesi, por edhe ka krijuar miqësi të reja. Është një dëshmi se si ekspozitat nuk kanë të bëjnë vetëm me partneritete; ato kanë të bëjnë me ndërtimin e lidhjeve që shkojnë përtej biznesit. Ina, na ke sjellë një pjesë të shpirtit të Balit dhe për këtë ne nuk jemi thjesht partnerë, por miq” , tha Luel Muhametaj duke i dorëzuar vlerësimin.
Në fund por, por jo për nga rëndësia një vlerësim i veçantë shkoi për një individ që ndër vite ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në Klik Ekspo Group dhe më gjerë për raportet me Turqinë. “Dua një përmendje e veçantë për Bora Zukalin, një nga shpirtrat më të sjellshëm, me zemër patriotike dhe të vetmin njeri- që mund të bëjë që shprehja ‘pensionist por jo i lodhur’ të duket si nënvlerësim. Sidomos kur me njërën dorë merret me klientët dhe me tjetrën nxit marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, ndërsa mëson papagallin e tij të këndojë himnin kombëtar shqiptar!”, tha Muhametaj.
Muzika dhe bisedat me gota vere në duar vijuan deri vonë duke festuar jo vetëm edicionin e 29-të por edhe traditën e krijuar dhe infrastrukturën e ngritur për t’i dhënë Shqipërisë një hov biznesi e bashkëpunimi ku Ballkani dhe Europa janë në një sallë dhe e ardhmja është një shtrëngim duarsh larg.
Më se 200 biznesë morën pjesë në panair, drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte duke risjellë ekzibitorë si Oda Ekonomike e Kosovës apo ajo e Turqisë përfaqësuar përmes Stambollit, si edhe shtete si Austria apo Ukraina. Shqiptarë e të huaj u bënë bashkë në një panair biznesi dhe mundësish ndërsa nuk munguan as hapësirat për nismat sociale si gratë sipërmarrëse apo fëmijët me aftësi ndryshe të mbështetura nga Klik Ekspo Group.
Sipërmarrësit serb, mundësi bashkëpunimi në bujqësi dhe turizëm
Dhoma e Tregtisë e Serbisë, u përfaqësua në edicionin e 29-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, si një partnere e rëndësishme dhe e qëndrueshme, në vijim të një bashkëpunimi të ngushtë prej afro 20 vitesh.
Duke përfshirë pjesëmarrjen e 22 kompanive në sektorë të ndryshëm kryesisht në ndërtim,indrustrinë ushqimore, të prodhimit të ushqimit të kafshëve, industrinë e tekstileve dhe të tjera. Dhoma Serbe e Tregtisë ēshtë një nga ekspozuesit më të mëdhenj dhe divers në panair, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe të ekspozuesve pjesëmarrëse në këtë event.
“Dhoma jonë e tregtisë vjen në panairin e këtij viti jo vetëm si një përfaqësi më e madhe me biznese që operojnë në fusha të ndryshme, por edhe si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Klik Ekspo Group, prej vitesh tashmë,për një partneritet të sukseshëm dhe besues. Jemi shumë mirënjohës për organizmin dhe përkushtimin e organizatorëve për krijimin e frymës së bashkëpunimit”, tha Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.
Pirusic theksoi se Dhoma Serbe e Tregtisë sheh dy sektorët më të rëndësishëm, për nxitjen e bashkëpunimeve bilaterale zhvillimin e investimeve në sektorin privat: bujqësinë dhe turizmin.
“Shqipëria ka disa avantazhe në bujqësi, në aspektin gjeografik, edhe në diversifikimin e prodhimeve bujqësore. Ne importojmë perime të freskëta, si dhe ato të prodhimit të hershëm nga Shqipëria dhe kētu bashkëpunimi me bizneset private është shumë thelbësor për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare. Pika e dytë e fortë, është roli i Shqipërisë në sektorine turizmit. Në këtë kontekst qëllimet tona konvergojnë për mundësi të shumtatë marrëdhënieve tregtare, si në industrinë e ndërtimit ose në sigurimin dhe furnizimin e disa ushqimeve specifike përhotelet dhe restorante”, u shpreh Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.
Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2023, që u organizua nga data 6-9 dhjetor nga KLik Ekspo Group, morën pjesë 200 kompani nga 20 shteteve, të cilat prezantuan mundësi dhe risi bashkëpunimi në sektor potencial të ekonomisë tonë.
Greqia në panairin e Klikut, vjen me produktin risi të karikuesve elektrike
Në panair, vjen si pjesë e Grupit Hellas Construction, kompania e cila operon në Shqipëri, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Hollandë dhe në Ganë. Në këtë edicion, firma prezantohet në ekspozitë me produktin risi në teknologjinë e lëvizjes së gjelbër.
Kompania është krijuar në 2001 dhe ka vazhdimësi në tregun shqiptar, kryesisht në fushën e telekomunikacionit dhe instalimeve speciale për të përshtatur teknologjinë.
“Pjesa e energjisë, duke qenë pjesë e përbërë e telekomunikacionit, vjen një orientim i ri i kompanisë, që ka të bëjë me energjinë e rinovueshme dhe ofrimin e karikuesve për automjetet elektrike”, shprehet Ilir Baku, Departamenti i Energjisë së Rinovueshme. Duke shtuar se ky drejtim i ri është krijuar jo më shumë se 6 muaj dhe brenda këtij harku kohor kompania ka një produkt të ri në bazë të një kontrate ekskluzive me prodhuesin. Ky bashkëpunim vjen me MC Chargers, i vetmi prodhues në Greqi për karikues elektrik, i cili mbulon gamën e makinave elektrike në vend.
Me një ekip inxhinierësh dhe ekonomistësh të frymëzuar nga “iniciativat e gjelbra” dhe lëvizshmërinë elektrike dhe të specializuar në zhvillimin e stacioneve të karikimit të automjeve elektrike, të certifikuara nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e kompanisë shikojnë me shqetësim ndërgjegjësimin e përdoruesve për tu adresuar tek pikat e duhura të karikimeve për automjetet elektrike.
Shqipëria ka një trend në rritje të automjeteve elektrike, por mbulimi i stacioneve të karikuimit të automjeteve elektrike mungon jashtë territorit të Tiranës, e cila vështirëson aksesin në pikat e duhura të furnizimit me energji elektrike.
Panairi Klikut, sipërmarrësit italianë, interes për tregun shqiptar
Nē Panairin e Klik Ekspo Group, sipërmarrësit italianë bēhen pjesë me diversitet produktesh dhe shërbimesh.
Një nga to është firma Grandi Navi Veloci (GNV), një kompani tragetesh, e cila operon për 30 vjet në tregun botëror të transportit detar, në linja si Genova- Palermo, Genova -Tunizi, Durrës – Bari, e të tjera.
“Prej vitit 2015 jemi në Shqipëri me linjën Durrës -Bari”, thotë përfaqësuesi i kompanisë, Ilir Hyka. Duke shtuar se kompania ka një flotë prej 26 tragetesh të forta dhe të shpejta, me qendër në Genova dhe ka rreth 3000 të punësuar. Pjesë e grupit Mediterranean Shipping Company (MSC), ofron shërbime për 2000 pasagjerë, me kapacitet për 500 autovetura, duke përfshirë 500 kabina luksose.
Një tjetër kompani që tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve në panair është Kapsula.al, një kompani e specializuar në shpërndarjen e suplementeve me cilësi të lartë nga market e njohura italiane si Nutrileya dhe Tuenda.
“Vijmë në panair si distributori zyrtar i kompanisë Tuenda, një ndër kompanitë më prestigjoze në prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve teknologjike mjekësore, në fushën e farmaceutikës, fizioterapisë, kujdesit të shëndetit dhe bukurisë”, thotë përfaqësuesi i kompanisë, Kapsula.al
Kompania u vlerësua në ceremoninë e mbylljes së panairit nga organizatorët e panairit, për një fushatë intensive të promovimit të produkteve të tyre në panair, e cila solli një ndërveprim dhe fluks të madh të shumë vizitorëve që kishin interes për produktin dhe panairin në përgjithësi.
Fuqizimi i grave, thelbësore edukimi dhe bashkëpunimi midis tyre në zonat rurale
Një komponent i rëndësishëm i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group është edhe përgjegjësia sociale, me fokus rolin e gruas dhe fuqizimin e saj.
Një pjesëmarrje e konsideruar e grave fermere dhe artizane nga disa zona të Shqipërisë bëhen pjesë e edicionit të këtij viti.
Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u bë e mundur pjesëmarrja në panair, të cilat prezantuan në stendat e tyre shumëllojshmëri produktesh ushqimore, si mjalt, gliko, çajra, bimë mjeksore, punime artizanale të punuara mjeshtërisht nga gratë e zonaverurale.
Në fillim pak të hezituara për të folur para objektivit, por kur i pyet për atë që përfaqësojnë nuk ndalojnë së treguari. Alma thotë se gratë e zonës së saj punojnë bukur me dorë, dhe kanë shumë dëshirë të punojnë bashkë, por përshkak të mentalitetit në zonat e thella e bën të vështirë qëndrushmërinë e bashkëpunimit dhe daljen në treg.
“Arsimi është një arsye tjetër dhe unë kam bërë sakrifica të mëdha për të shkolluar vajzën time. Mbaj mend udhëtoja tre orë në këmbë për ta marrë vajzën nga shkolla për gati tetë vjet”, tregon Alma. Vajza e saj Franceska shprehet se është e fokusuar më shumë në arsim, me vullnetin që gjithë sakrifica e prindërve të saj të arrinte sot në një sukses. Për pjesëmarrjen në panair ajo shprehet së është një eksperiencë shumë e bukur, sepse të mundëson njohje të reja dhe bashkëpunimi me tregtarë ose aktivitete agroturistike në interes të produktit që prezanton.
Ndërsa, Lindita nga Libonik i Korçës, tregon për punën e përditshme në mbarështimin e bletëve dhe përfshirjen e fëmijëve në prodhimin e produkteve të mjaltit. “Ne punojmë të gjithë si familje, vajza mbledh qumështin e bletës, djali merret me prodhimin dhe unë me tim shoq kujdesemi për kosheret dhe mbarështimin e bletëve. Të dy fëmijët kanë arsimin e lartë, por nuk largohen nga puna në fermë”.
Tek stenda e grave që vijnë nga Pogradeci na flet Ëngjëllushja, e njohur për mbështetjen që u jep fëmijëve të familjeve në nevojë.
Në Buçimas qendra ofron kurse profesionale në rrobaqepsi dhe punime druri, dhe disa nga punët e fëmijëve janë të ekspozuara në panair. Mësuesja e shkollës thotë se panairi i Tiranës, është një mundësi shumë e mirë për njohjen e punës së tyre në tregun vendas.
Nga agrikultura te ushqimi e turizmi, Mali i Zi “takon” Shqipërinë në panairin Klik Ekspo Group
Mali i Zi e gjen të frytshme pjesëmarrjen në panairin e 29-të ndërkombëtar Klik Ekspo Group ku biznese nga disa shtete takohen dhe ndërtojnë ura komunikimi me njëri-tjetrin.
Ivana Paraca, këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar, tha për ATSH-në se “ofertën në stendën malazeze prej 84 m2 e kanë prezantuar 16 kompani nga sektorët e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, turizmit, përpunimit të drurit, transportit”.
Sipas Parača kompanitë malazeze, janë shumë të kënaqura me performancën dhe kanë vërejtur progresin e organizatorëve të manifestimit të panairit përmes pranisë së një numri të madh të botës së biznesit që vizitojnë stendat dhe tregojnë interes për produktet dhe shërbimet malazeze. Nga ana tjetër, ajo u ndal pak në nismat afatgjata mes dy vendeve dhe mënyrës se si programet evropiane kanë ndikuar në të bërit biznes.
“Nismat e vlefshme ndërkufitare që Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë kanë zbatuar së bashku që nga viti 2008, nëpërmjet programit të financuar nga Bashkimi Evropian, tregojnë suksesin e konceptit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërkufitar, i cili përfaqëson, një stimul thelbësor për procesin e integrimin evropian” theksoi Parača.
Bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Shqipërisë është veçanërisht i rëndësishëm në kuadrin e procesit të anëtarësimit, shtoi ajo, ku është e mundur shkëmbimi i përvojës dhe njohurive përmes zbatimit të përbashkët të projekteve, në fusha me rëndësi dhe interes të ndërsjellë.
“Bashkëpunimi i dy vendeve, i cili filloi 15 vite më parë, si dhe fakti se në kuadër të IPA II janë financuar 21 projekte me një vlerë totale prej 7 milionë eurosh në fushat e punësimit, mobilitetit të fuqisë punëtore dhe përfshirjes sociale e kulturore, mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit”, u shpreh Ivana Paraca, këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar, përfaqësuese e stendës së malit të Zi në panairin e 29-të ndërkombëtar në Klik Ekspo Group.
Ajo tha se vetë pjesëmarrja e Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi në KLIK EXPO 2023, rikonfirmon përkushtimin e kësaj organizate për promovimin e përsosmërisë ekonomike të Malit të Zi, vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe fillimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Vendi.
“Në Panairin Ndërkombëtar Klik Expo Group, ku prezantohen ekspozues nga e gjithë bota, Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi ka organizuar tradicionalisht një performancë për kompanitë malazeze”, nënvizoi Parača, duke shtuar se ky manifestim i panairit, kontribuon jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e bashkëpunimit të biznesit dhe ndërkombëtarizimin e biznesit. Kjo, veçanërisht në sektorin e turizmit, ndërtimit dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Panairi që mbahet në datat 6-9 dhjetor bashkon rreth 210 kompani, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose indirekte duke mbështetur përveç urave mes bizneseve vendase dhe të huaja, edhe nismat sociale që kujdesen për shtresat në nevojë dhe njerëzit me aftësi ndryshe.
Panairi i Klikut, sipërmarrësit austriakë interes për të investuar në sektor potencial të ekonomisë në Shqipëri
Sipërmarrësit austriakë gjithnjë e më shumë po rrisin interesin për të investuar në sektor potencial të ekonomisë në Shqipëri.
Advantage Austria Albania, filiali zyrtar i Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë, prezantoi në panairin ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, tetë kompani austriake që kanë interes për të hyrë në tregun shqiptar.
Marlinda Zotaj, shefe e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë në Shqipëri, tha në një intervistë për ATSH-në, se “detyra e institucionit tonë, është pikërisht të sjellim interesin austriak në Shqipëri dhe të krijojmë kushtet për futjen e sa më shumë investitorëve austriakë në tregun shqiptar”.
Sipas Zotaj, biznesi austriak sheh me interes për investime në Shqipëri sektorët e teknologjisë, bujqësisë, energjisë së rinovueshme, infrastrukturës, të cilat janë sektorë ku Austria është lider botëror.
Tetë kompanitë e regjistruara në panairin e këtij viti, përfshijnë sektorët e inxhinierisë, ndërtimit, sektorin ushqimor, konsulencës, shërbime dhe të gjitha kanë një të përbashkët partneritetin me Shqipërinë.
Zotaj, vuri në dukje se ka një interes të shtuar të investitorëve austriakë për tregun shqiptar, të cilët po rikthehen me projekte të reja në fushën e energjisë të rinovueshme, energjisë së erës, përveç tregut të sigurimeve që mbulohet gati 60 përqind nga firma austriake dhe shërbimet në sektorin bankar.
“Pas pandemisë ka patur interes të lartë edhe tregu i punësimit. Në këtë mënyrë, përmes bashkëpunimeve u mundësohen studentëve praktika ose shkëmbim eksperiencash në firma austrike, ose mundësi punësimi për profesionistë sipas kërkesave të tregut austriak, për të provuar jetën dhe punën në Austri”, u shpreh Zotaj.
Zotaj tha se, “Dhoma Federale Ekonomike e Austrisë në Shqipëri është pjesëmarrëse në Panairin e Klikut prej disa vitesh”, teksa vlerësoi organizimin e këtij eventi në shërbim të krijimit të mundësive te reja, për bashkëpunime dhe investime në sektorë potencial të ekonomisë shqiptare.
Polonia në Panair ndërkombëtar të Tiranës me një platformë telemjekësie
Polonia, në edicionine 29-të të panairit “Klik Ekspo Group” paraqitet me kompaninë inovative të angazhuar në aktivitete të rehabilitimit dhe telerehabilitimit.
Kompania e quajtur “Jurassic Crystal” sjell shërbimet mjeksore në një platformë telemjekësie.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, dhe është prezantuar në shumë panaire të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, si Sllovaki, Poloni, Bjellorusi, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe këtë vit vjen për herë të parë në Tiranë.
Përfaqësuesja e kompanisë, Xhesilda Zeqiri thotë se kjo pajisje bën të mundur optimizimin e kostove në lidhje me diagnostifikimin dhe rehabilitimin e pacientit. Individi ose bizneset e interesuara mund ta kenë këtë produkt për shërbime mjeksore dhe për analiza të ndryshme.
E thjeshtë në përdorim dhe efikase, përfaqësuesja shprehet se interes ka pasur nga individë që nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në qendrat spitalore dhe jetojnë në zona të thella, si dhe nga shërbime hotelerie, farmaci, qendra fizioterapie, dhe ato estetike.
Letërsia, kinemaja dhe teatri bëhen një për të zgjuar kujtesën emocionale të publikut shqiptar
Kultura dhe edukimi i brezave të rinj me veprën kinematografike dhe fotografinë ishte një pjesë e rëndësishme e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group.
Seminari i cili ndërlidhi letërsinë, kinemanë dhe teatrin solli një frymë të re në kujtesën emocionale kolektive. Me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara në kinematografi, regjisorin, aktorin, profesorin Mevlan Shanaj, Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Marinela Ndria, dhe operatorin e filmit televiziv Ilir Kasneci u zhvillua seminari me temën “Rëndësia e ndërlidhjes midis letërsisë, kinemasë, dhe teatrit”.
Aktori dhe regjizori Mevlan Shanaj, falenderoi organizatorët për vëmendjen kushtuar kinematografisë shqiptare dhe zhvillimit të mundësisë për të sjellë artin dhe kulturën në këtë event të rëndësishëm në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Ështënjë copë digresioni ekrijimit tëartit dhe figurave që sipas meje kanë krijuar historinë dhe pavdekësinë e veprës. Imazhi është jetë gjatë kur ka arritje të mira, kur ka sukses. Dhe pas 50 vitesh vepra të tilla, meqënëse jemi duke cituar “I teti nëbronx”, janë ende në kujtesën e publikut, citohen në kontakte dhe ruajnë vazhdimësinë e respektit, sigurisht për ne që jemi bashkëudhëtarë, është një nder. Është një krenari e ligjshme, të kesh vënë një gur në themeline kinemasë shqiptare, të kujtesës emocionale, të traditës së popullit, historisë së tij, që nga historia më e lashtë deri në historitë bashkëkohore”, tha Mevlan Shanaj.
Gjatë panelit të diskutimit mbi filmin “I teti në bronx” me skenar të Dritëro Agollit, dhe regji të Viktor Gjikës, ai u ndal tek historia që përçon ky film gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, një ngjarje e madhe, që ndau pjesën humbëse dhe pjesën fituese. “Për fat ky personazh që ne po dikutojmë sot bën pjesë në pjesën fituese”, tha Shanaj. Duke shtuar se “një arkivë e madhe, rreth 300 filma të prodhimit shqiptar, ka krijuar një pasuri të madhe shpirtërore, dhe cilado lëvizje sporadike nuk e tundin dot madhështinë që kanë krijuar këto vepra, jo në ekran, por në shpirtin dhe kujtesën e popullit shqiptar”, u shpreh Mevlan Shanaj. Ai bërë një apel për të promovuar dhe krijimin e veprave cilësore në prodhimeve kinematografike.
Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Marinela Ndria vlerësoi për iniciativën e marrë nga organizatorët e panairit dhe bizneset mediatike që kontribuojnë dhe promovojnë artin dhe kulturën. Duke veçuar shfaqjen e filmit “Lulëkuqe mbi mure” ajo tha: “Pas një pune të gjatë restaurimi, një vepër shumë e dashur për publikun, u vu re se publiku nuk erdhi për të parë një film me rezolucion të mirë nga restaurimi, por sepse e duan atë film, pasi është një kinematografi e skalitur tashmë në memorien kolektive”, u shpreh Ndria.
Më tej, operatori i njohur i filmit televiziv, Ilir Kasneci, i rikthyer pas shumë vitesh nga SHBA, theksoi se futja e kulturës në një panair biznesi, kujdesi i treguar për artin dhe historinë e venditështë për tu vlerësuar, pasi historia duhet shkruar për të lënë gjurmë tek brezat e ardhshëm.
Presidenti i “Klik Ekspo Group” Luan Muhametaj vlerësoi Drejtoren e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Marinela Ndria për mbështetjen në këtë aktivitet, në ambientet e të cilit u ekspozuan rekuizita të hershme të objekteve të punuara që janë pjesë e skenografisë së filmave shqiptare. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është duke punuar me një volum të madh pune në restaurime, dhe aktivitete jashtë vendit, festivale, platforma online, televizive të huaja, një punë e shpërndarë që promovon kinematografinë shqiptare deri në vitin 1998, si një kontributor kryesor në mbeshtetjen e kinemasë.
Gjatë aktiviteteve kushtuar artit dhe kulturës aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj u vlerësua me çmimin Medalja e Artë e Shqiponjës, për kontributin e çmuar në kinematografinë shqiptare.
Një bibliotekë digjitale e të rinjve shpallet “start up” fitues në konkursin e Klik Ekspo Group
BiblioTech-Coffee “Inovacion” është shpallur start up fitues në konkursin e mbajtur në Panairin e 29-të Ndërkombëtar Klik Ekspo Group. Biblioteka novatore që synon të angazhojë moshat e reja duke u përpjekur t’i largojë nga kafenetë, është një ide biznesi ku synohen të nxirren të ardhura konkrete duke ndihmuar njëkohesisht brezin e ri të bëjë gjëra produktive ose thjesht të shijojë një pije, vetem a po me miq, në një medis komfort, të qetë, të sigurt, duke i larguar nga ambiente jo të përshtatshme për zhvillimin e moshës së tyre e duke i bashkua si risi, përmes një biblioteke digjitale.
Ideja e propozuar nga një grup të rinjsh nga Elbasani u vlerësua gjatë konkursit të Startup-it në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Tiranës, nismë bashkëpunuese e udhëhequr nga KLIK EKSPO GROUP në partneritet me AlbAcademy, Deloitte dhe Destil duke dashur të krijojë një platformë e jashtëzakonshme e krijuar për të ndezur frymën sipërmarrëse në bizneset aspiruese.
Nismat u shqyrtuan nga juria e përbërë nga Valbona Begolli, Albi Zhulali, Leons Hasani.
BIBLIOTEKA DIGJITALE
Ideja e këtij biznesi bazohet në problemin e shumicës së të rinjve që është qëndrimi i gjatë në ambiente si lokalet, apo baret që frekuentohen nga të rriturit dhe duhanpirësit. Familje të shumta shiptare, por jo vetëm, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me brezin e ri dhe orientimin e tyre sot ndërsa vetë të rinjtë kërkojnë mjedise më të përshtatshme. “Biznesi ynë synon të tërheqë të rinjtë, adoleshentët dhe studentët për të bërë diçka produktive dhe t’i largojë ata nga kafenetë apo lokalet e zakonshme ku ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve. Gjithashtu ajo ofron një mundesi të re për aksesimin e librave dhe mënyra digjitale që ndërthur librin me teknologjinë. Librat mund të merren me qira, të blihen ose të këmbehen”, vunë në dukje të rinjtë gjatë prezantimit.
START UP-e nga të rinjtë
Çmimi i dytë shkoi për dy të rinj nga “Logic Lights” kompani përmes së cilës ata do të merren me asistencë kompjuterike dhe pjesë kompjuterike. “Logic lights” fituan të drejtën e qëndrimit falas 1 muaj në Destil për të asistuar nomadët digjitalë që punojnë aty.
Çmimi i tretë shkoi për start up “Eco friendly” që propozon kosha plehrash inteligjentë ku secili ka një llogari përmes së cilës “paguhet” për plastikën apo metalin që depoziton në të. “Eco friendly” do ketë mundësi të marrë pjesë në konkurse të tjera përmes Alb Academy.
Start up “Eureka” që merret me revolucionalizimin e marketingut dhe “Interior design” që dynon fuqizimin e gruas përmes dizajnit fituan të drejtën të konkurojnë në “Yep2”, konkurs ku jepen deri në 4 mijë € për projekt. Start Up “Stud Pro Academy” që synon krijimin e një akademie trajnimesh për studentë në financë e marketing fitoi të drejtën e një 3-6 mujore nër AlbaAcademy dhe asistencë derisa vajzat e “Stud Pro” të ngrenë akademinë e tyre.
KONKURSI
I mbajtur në datat 7 dhe 9 dhjetor, eventi nisi me një seminar “Perfect Pitch” nga AlbAcademy, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësi thelbësore të pitching. Konkursi, i moderuar nga Destil dhe i vlerësuar nga një juri e përbërë nga anëtarë nga AlbAcademy, ka arritur të shohë sipërmarrësit të shfaqin idetë e tyre për startup. Konsulentët e Deloitte kanë ofruar mentorim për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit të prezantimit, duke rritur përvojën e të mësuarit. Ngjarja kulmoi me finalen ku fituesët e zgjedhur për konceptin dhe hapin e tyre inovativ, ju dhanë 1000€, një Certifikatë për vendin e parë të nënshkruar nga të gjithë organizatorët, hapësirë falas për zyrë në Destil për një muaj dhe konsultim. Kjo ngjarje nuk ishte thjesht një konkurs, por një festë e ideve të reja dhe një dëshmi e fuqisë së mbështetjes bashkëpunuese në komunitetin e biznesit.