KLGJ rikthehet në punë duke filluar nga 27 prilli, ja çfarë duhet të dinë qytetarët

344
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të githë vendin, duke filluar nga 27 prilli.

Sistemi gjyqësor ishte “paralizuar” prej më shumë se një muaji, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Por, teksa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër koronavirusit dhe të rihapë pak nga pak jetën në vend, edhe KLGJ ka vendosur të rihapë dyert e gjykatave.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.