Sigal

Në pamjet që shihni është çanta e dyshimtë që ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytet, pasi mendohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Mësohet se rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë, ndërkohë që pritet të bëhen verifikimet nga forcat xheniere, të cilat pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes.

“Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.”, thuhet në njoftimin e policisë.