Kishte parkuar në stacionin e autobusit dhe mori gjobë, efektivi ofendoi qytetarin, pas lajmit reagon policia: Ka nisur hetimi

37
Sigal

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video që ka qarkulluar më herët në rrjete sociale. Në videon e xhiruar nga një qytetar, shihet efektivi i policisë që e ofendon.

Në sqarimin e saj Policia thotë se qytetari në fjalë kishte parkuar mjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar vendin e një autobusi.

Theksohet se për verifikimin e ankesave dhe marrjen e masave, menjëherë në adresën e dhënë ka shkuar një punonjës i Policisë Rrugore i cili ka konstatuar mjetin e parkur gabim dhe e ka ndëshkuar me masë administrative në mungesë për shkelje të nenit rrugor “Ndalim i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”.

Gjithashtu bëhet me dije se nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ.