Kishte mbushur ”BMW”-në me sirianë, aksidentohet mjeti i 33-vjeçarit

166
Sigal

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në një rrugë të papërfunduar, ku një 33-vjeçar, i cili po transportonte disa shtetas sirianë, ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe 3 sirianët që transportonte. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe dyshohet se i riu kishte zgjedhur të kalonte në rrugën e papërfunduar për të shmagur kontrollet e policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.