Kishte mbjellë kanabis, e pëson keq 26 vjeçari në Lushnje

557
Sigal

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi policia ka zbuluar se ky i fundit kultivonte bimë narkotike.

Shtetasi me iniciale J. H banues në Lushnje përballet me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

ndërkohë është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasi i mitur A. D. pasi ka patur dijeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.