Kishte mbjellë drōgë te banesa e braktisur, arrestohet 50-vjeçari në Memaliaj

289
Sigal

Një 50 vjeçar është vënë në pranga pasi i janë zbuluar lëndë narkotike në banesë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë.

NJOFTIMI

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cānnabis Sattiva.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.