Kishte fshehur kokainë në dollapin e banesës, arrestohet shqiptari në Itali

595
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Bolonja, pasi është kapur me lëndë narkotike në banesë.
Në pranga ka rënë Besian Elezaj 31 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të policisë në banesën e shqiptarit në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës, u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kilogram kokainë e fshehur në dollap, njoftojnë mediat italiane.
Sipas policisë, lënda narkotike është e cilësisë së pastër dhe vlera e saj në treg kap shifrën prej mijëra eurosh.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sigal