Kishte ‘fiksim’ pasqyrat e makinave, kush është ‘skifteri’ 47 vjeçar në Durrës

358
Sigal

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi dyshohet për një seri vjedhjesh.

Siç njoftojnë blutë e Durrësit në pranga ka rënë A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky i fundit akuzohet për nëntë vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit.

Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Navigatori”.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Navigatori”.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale.

Gjithashtu ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit shtator në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Autori ka thyer xhamat e mjeteve I. G., E. -T., M. P., M. C., F. A., Xh. R. dhe ka vjedhur navigator, pasqyra ose sende personale.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se më datë 22.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të një institucioni shtetëror, ku ka marrë një palë çelësa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.