Kinematografia në zi/ Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori shqiptar Pandi Siku

160
Sigal

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare,  Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

Profil i aktorit Pandi Siku:

Lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullorë (sot Teatri Kombëtar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër deputimin e bën në dramen “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të permendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistet” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneces”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.