Kinë /Ndërtohet spitali në kohë rekord për të prekurit nga virusi

759
Sigal

Spitali i kushtuar tërësisht koronavirusit në Kinës u hap në kohë rekord në një qytet pranë Wuhanit pasi punëtorë e vullnetarë kaluan dy ditë duke e shndërruar një ndërtesë boshe atje në njësi urgjence me 1000 shtretër.

Një pjesë e pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie në Huanggang paraditen e sotme. Kapaciteti shtesë do të jetë thelbësor për stafin mjekësor të mbingarkuar të provincës së Hubeit, e cila është mbyllur e gjitha për shkak të të krizës.

Po ashtu, një spital tjetër po ngrihet nga e para në Wuhanin e ndodhur 75 km larg dhe pritet të përfundojë më vonë gjatë javës, pasi ndërtimi i tij nuk mori veçse disa ditë. Më shumë se 6,000 persona në mbarë botën konfirmohet tashmë të jenë infektuar nga virusi i rrezikshëm i cili ka marrë në Kinë 132 jetë njerëzish. Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i fundit që deklaruan raste të dyshuar, ndërsa Gjermania ka diagnostikuar tashmë katër persona me këtë infeksion.

Jo më larg se dje, Gjermania zbuloi rastin e parë të përcjelljes së virusit nga njeriu tek njeriu në Europë, pasi një burrë gjerman u prek prej tij për shkak të një gruaje që udhëtonte nga Kina.