Këto janë pamjet e aksidentit të maturantëve në Bulqizë

506
Sigal

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Vocit.

Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidentuarit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës.

Dy të rinjtë udhëtonin me makine tip Benz me targa ‘AA 046 VP’. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt spitalit ushtarak Tiranë, për një mjekim më të specializuar.