Kërkoi 2 mijë euro për lirimin e të arrestuarit për drogë, GJKKO lë në burg ish-policin

87
Sigal

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ish-oficerit të anti-drogës, Sokol Canameti.

Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në një njoftim të disa ditëve më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Canametit.

SPAK u shpreh se 48-vjeçari i ka kërkuar shtetasit E.K i cili ndodhej i arrestuar dhe nën hetim për drogë, 2 mijë euro në këmbim të lënies të lirë.

Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë Canametit, më 10 tetor të vitit 2022.