Kërcënoi me thikë babain, në pranga 34 vjeçari në Vlorë

335
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale V.K., banues në fshatin Fitore, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe ka kërcënuar me thikë babain e tij. Mbi të rëndon vepra penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.