Sigal

Sot pasdite dhe nesër, e shtunë, priten reshje të dobëta në qarkun Kukës, njofton IGJEUM. Në shumicen e qarqeve te tjera priten reshje lokalisht të dobëta.

Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore dhe gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 26 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.