Keni plane për plazh? Temperatura do të arrijë deri në 31°C

182
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të ndikohet nga kushte moti relativisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë i kthjellët, por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë edhe vranësira, të cilat do të jenë më të përqendruara në relievet malore me praninë e reshjeve të dobëta dhe lokale te shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 16/29 Diell re

Kukës 13/28 Diell re shi

Lezhë 18/30 Diell re

Dibër 10/27 Diell re shi

Durrës 18/30 Diell re

Tiranë 17/29 Diell re

Elbasan 17/31 Diell re shi

Berat 12/30 Diell re

Vlorë 15/29 Diell re

Korçë 10/26 Diell re shi

Gjirokastër 12/30 Diell re

Sarandë 16/29 Diell re.