Këngëtari shqiptar përfundon në pranga, arrestimi në lokalin me 120 persona

384
Sigal

Këngëtari shqiptar ka përfunduar në pranga, për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për këngëtarin Korab Jetishi, djali i këngëtarit të Shkëlzen Jetishi.

Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit mëson Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimin njerëzve, punën pas orës 22:30, mos mbajtjen e distancës etj.