“Kemi garantuar korrektësi, shpejtësi e llojshmëri, jemi pranë qytetarëve për çdo shërbim…”

604
Sigal

Flet drejtori Irfan Hajdari: Shërbimi Postar në Fier, Patos, Mallakastër,
tregues i punës efiçente të stafit aktiv e kompakt

 

Përparim HALILI

 

Në Degën e Posta Shqiptare Fier, shërbimi nuk bëhet vetëm
në “bulevard” e institucione apo biznese në qendër të qyteteve, por përballet
me një hapësirë të madhe gjeografike, që duhet thënë se ekipi drejtues ia ka
dalë ta përballojë me sukses jo vetëm në kohë, por edhe me shumë lloje
shërbimesh…

 

Shërbimi Postar në Shqipëri, mund të ketë dhe realisht ka ende probleme të
pa zgjidhura, sidomos në zonat skajore të vendit, për shkak të infrastrukturës
rrugore, të cilat kërkojnë angazhim jo vetëm institucional, por edhe përkushtim
drejtimi punësh që janë konkrete në disa rrethe, qarqe e zona të vendit.  Atje ku ka përkushtim, përgjegjshmëri dhe
vizion zhvillimi, punët ecin mbarë. Këtë model pune efiçente e ndesh në Degën e
Postës Shqiptare në Fier, ku gjen shërbim aktiv në qytete dhe në zonat e katër bashkive
Fier, Patos, Roskovec e Mallakastër. Kjo degë e Posta Shqiptare, drejtohet me
përkushtim nga Irfan Hajdari, model “drejtuesi popullor” i cili nuk duhet të
lihet në harresë e pa vlerësim. Ndaj dhe po e publikojmë realitetin me
standarde të shërbimit të kësaj dege të Posta Shqiptare, që përveç drejtimit
produktiv të zotit Irfan Hajdari, ka si bazë edhe punën e krejt drejtuesve të
sektorëve e të gjithë  punonjësve, deri
tek shpërndarësi i lagjes, apo familjes më skajore të fshatrave të bashkive
Fier, Patos, Roskovec e Mallakastër! Në Degën e Pista Shqiptare Fier, shërbimi nuk
bëhet vetëm në “bulevard” e institucione, apo biznese në qendër të qyteteve,
por përballet me një hapësirë të madhe gjeografike, që duhet thënë se ekipi
drejtues ia ka dalë ta përballoj me sukses jo vetëm në kohë, por edhe me shumë
lloje shërbimesh, gjë për të cilën prononcohet drejtori i Degës Postare të
Fierit, zoti Irfan Hajdari:

 

Sa zyra ka shërbimi postar, dega Fier?

 

Dega e Posta Shqiptare në Fier, shërben me 42 zyra postare, që kryejnë
veprimtari në 4 zona, konkretisht në Fier, Patos, Roskovec e Mallakastër! Eshtë
zonë me shtrirje të gjerë në hapësirë dhe me vështirësi fizike si terren. Kjo
na ka diktuar, që te jemi sa më konkret në punën tonë, për të çuar çdo shërbim,
në çdo fshat, lagje, familje e biznes, mbasi ky është funksioni dhe misioni ynë
si shërbim postar! Shërbimet kryesore që përballon Dega e Postës Fier, me “arteriet”
e saj në zona, janë shërbimet e OSHEE, koli-posta, transferta bankare, pensionet,
shërbimi i pensioneve në familje, letrat, pagesa të ndryshme për shërbime
publike e private, pagesa shkollimi etj. Në këto zyra ka edhe shërbime
“online”, ka shërbime edhe me orar të zgjatur e në ditë festash. Troç,
shërbimit postar në zonën tonë i është rikthyer komuniteti, i cili ndihet i
motivuar për të plotësuar kërkesat e përditshme, të cilat punonjësit tanë ua
kryejnë me shpejtësi, korrektësi, ndershmëri e cilësi!

 

Cilat janë zyrat postare më aktive e efiçente?

 

Po ju them diçka që lidhet me efiçensën e punës sonë si shërbim postar në
Degën Fier, të cilën unë e drejtoj në bashkëveprim me gjithë kryetarët e zyrave
postare në qendër e në ish-komuna dhe me shefat e sektorëve, pa neglizhuar
punonjësit e terrenit, pikërisht ata që kryejnë fizikisht këtë shërbim në çdo
kohë e në çdo zonë, mbasi këtë natyrë dhe detyrim ka e kërkon shërbimi postar,
për të qenë i kërkuar nga ata që “trokasin” në derën tonë. Nuk ka asnjë vështirësi
që të jemi të shpejt në qendër të Fierit, Patosit, Ballshit e Roskovecit, sepse
familjet dhe bizneset, institucionet dhe individët i kemi “tek dera”. Qëllimi është
që standardin e shërbimit në qytet ta instalojmë me efiçencë edhe në zonat
skajore, madje deri tek familja me e largët e fshatit të çdo ish-komune. Mund të
them se kemi arritur të jemi produktiv në këtë drejtim, ndaj dhe besojnë tek
energjia dhe korrektësia e ekipit të Posta Shqiptare e Degës Fier. Nëpërmjet
gazetës “Telegraf”, dua të theksoj një fakt dhe kam detyrimin të përshëndes me
shumë mirënjohje stafin tim të afërt dhe krejt punonjësit e kësaj dege, të cilët
përballojnë energjikisht e korrektësisht këtë shërbim dhe që shpesh, ndeshen me
vështirësi të çdo lloji! A ka hapësira për konsolidim të punës sonë? Padyshim,
që ka, mbasi shërbimi postar kërkon gatishmëri dhe korrektësi, unifikim punësh,
ndershmëri dhe punë pa orar, ndaj dhe quhet “shërbim postar” që qytetarit t’i
shërbehet në çdo kohë e për çdo lloj shërbimi që ne ofrojmë!

 

Ju vlerësoni punën e stafit të afërt dhe punonjësve tuaj,
besojmë se ka edhe zyra e punonjës që spikatin?

 

Është vështirë ky përcaktim, mbasi kjo puna jonë në Degën tonë të Postës
Shqiptare në Fier funksionon si punët në një “familje” kompakte, ku secili
kryen detyrimet e veta dhe të gjithë bashkë kryejnë gjithçka që kemi detyrim.
Pra, të gjithë janë të përkushtuar dhe ky përkushtim ka lidhje me ndarjen e
detyrave, me mirëkuptimin dhe me zbatimin e ligjit. Por mund të veçoj shërbimin
në zyrat postare në Fier Qendër (6 zyra), në Ballsh, Levan, Fratar, Cakran,
Roskovec Qendër, në Patos, Libofshë, Seman etj. Mund dhe kam detyrimin të përmend
punën gjithë përkushtim e korrektesë të 
kryetares së shërbimeve Brunilda Ndreka, të degës ekonomike Trifon
Zhezi, të Zhaneta Zenelit e Eriketa Toskës, por edhe të kryetarëve të degëve të
postës në zona, si Azbi Hamzaraj, Agron Senaj e po kështu veçanërisht të Ani
Sotës, specialiste e menaxhimit të rrjetit informatik!

 

A keni testuar vlerësimin e qytetarëve për të “matur”
nivelin e shërbimit tuaj?

 

Këtë testim e bëjmë shpesh, jo si burokraci, por për të verifikuar punën që
kryejmë. Nëse do ta bëni edhe ju këtë testim, do të dëgjoni se ka vlerësim! Nuk
themi se kemi arritur perfeksionin,. por kemi rikthyer besimin tek qytetarët,
duke ofruar cilësi, korrektësi dhe garanci shërbim… Këtë e kemi arritur së bashku,
të gjithë ne drejtuesit dhe punonjësit e kësaj dege. Mund të përmendja edhe
shifra të cilat janë tregues arritjesh të larta, por nuk mendoj se
nevojiten….