“Kemi dy ditë që endemi nëpër Shqipëri”/ Kapen 50 emigrantë irakianë dhe kurdë në Novoselë të Vlorës, mes tyre edhe fëmijë

243

Policia ka kapur 50 emigrantë kurdë dhe irakianë në Novoselë të Vlorës. Burime bëjnë me dije se mes emigrantëve ka fëmijë dhe gra.

Ata kanë deklaruar se kanë dy ditë që enden nëpër Shqipëri dhe se nga vendet e tyre janë larguar për shkak të varfërisë.

“Kemi dy ditë që endemi nëpër Shqipëri. Duam një jetë më të mirë, kemi dy muaj që ecim në këmbë. Kemi lënë vendin tonë për shkak të varfërisë”, janë shprehur ata.

Muajt e fundit shumë klandestinë kanë tentuar që nëpërmjet Shqipërisë të kalojnë në Europë.

Pak muaj më parë Policia kufitare kapi 20 shtetas nga Iraku, të cilët po tentonin të futeshin nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër.