Kavajë, makina e policit përplaset me tabelën e karburantit, efektivi dërgohet në spital

366
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Kavajë.

Efektivi i policisë, Murat Xhahysa ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes së mjetit të tij me tabelën e një karburanti.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa efektivi ka marrë plagë në këmbë dhe në krah ndërsa është transportuar drejt spitalit.

Efektivë të Policisë dhe grupi hetimor gjenden në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.