Kastriot Islami: Përse Rama nuk pranon të bëjë publik, emrin e policit “vrasës”…?

279
Sigal

Nga Kastriot Islami

Ka disa shkaqe…, ja disa prej tyre…!

Shkaku “zyrtar” dhe ndërkohë më i pabesueshmi e më qesharaku është ai që deklarojnë drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë: “po kryhen hetime!”…Ndërkohë që është e qartë për të gjithë, pa përjashtim, pavarësisht pozave që bëjnë drejtues të lartë të shtetit apo të policisë, se “kush është vrasësi’ sepse “në asnjë rrethanë s’mund të justifikohet përdorimi i armës që ka shkaktuar vrasjen e të riut 25 vjeçar”. S’ka asnjë rrethanë lehtësuese për “individin vrasës” se s’ka asnjë bazë ligjore përdorimi i armës për vrasjen e të riut në rrethanat e respektimit të orës të “paligjshme” policore. Madje edhe sikur të çmendur ta nxjerrin “individin vrasës” apo “të frikësuar nga kërcënimi i të riut” të cilin policia po tenton ta paraqesë me precedentë penalë; edhe në këtë rast “individi vrasës” s’shpëton dot, kjo është evidente…

Shkaku 1: veprimet e drejtuesve të  lartë të shtetit e policisë duke ruajtur me fanatizëm emrin e “individit vrasës”, më uniformë por me shumë gjasa pa numër identifikimi, janë shprehje e qartë e një qeverisje vrastare në mungesë të plotë mungesë transparence Sa më shumë kjo mungesë transparencë vonohet aq më shumë vërtetohet teza e mungesës me dashje të transparencës apo e tezës së mungesës së transparencës për fshehje me dashje të krimit…

Shkaku 2: me siguri drejtuesit e lartë të shtetit e policisë, duke fshehur emrin e “individit vrasës” duan të njësojnë një “individ vrasës” me të gjithë “policinë” për ti dhënë zemër policisë (se qeveria s’ju shet) por edhe për të frikësuar qytetarët se kushdo që kundërshton qeverinë apo drejtuesit e saj të lartë, do të ketë përballë “policinë e shtetit” apo “çunat e policisë” që duam por që në fakt të marrin jetën…Kjo është një sjellje makiavelike për të nxirë e egërsuar qëllimisht policinë dhe për ta vënë atë përballë, madje në luftë me qytetarët, në mënyrë më specifike me kundërshtarët e veprimeve shkatërrimtare të sektit…

Shkaku 3: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, më shumë gjasa, s’pranojë e s’do të pranojnë të nxjerrin emrin e “individit vrasës” sepse në këtë rast do të zbuloheshin lidhjet e tij me kupolën e shtetit dhe/ose të policisë sepse s’ekziston deri më sot asnjë rast që këta lloj individësh të emërohen në administratë dhe aq më pak në polici nëse s’kanë lidhje të “forta” me sektin apo nuk janë “militantë”, mbrojtës agresivë të drejtuesve të lartë të sektit deri edhe “vrasës” me armë apo verbalisht të kujtdo që me “veprimet e tij” kundërshton apo vë në rrezik pushtetin e sektit…

Shkaku 4: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë sa më shumë s’pranojnë të zbulojnë emrin e “individit vrasës” aq më shumë zbulojnë frikën e tyre të madhe të lidhjeve të “individit vrasës” me kupolën e sektit apo me “drejtuesit e lartë të shtetit e policisë”, duke mos përjashtuar edhe lidhjen e tij me ideatorët e urdhëruesit e kësaj vrasje makabër, apo lidhjet korruptive me grupe kriminale. Apo faktin që “individi vrasës” mundet eventualisht të jetë edhe një vrasës me pagesë…

Shkaku 5: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e “individit vrasës”, me sa duket kanë shumë frikë nga implikimi eventual në skenarin e gatuar po prej tyre. Skenar, tashmë i bërë publik, dhe që nisi me “hedhjen e armës” që siç thuhet nga media, në distancë nga vëndi i vrasjes së të riut 25 vjecar e vazhdoi me fajësimin e viktimës…

Shkaku 6: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e “individit vrasës”, mendojnë të shpëtojnë nga ky zullum, por natyrisht vetëdemaskohen e vetëzbulohen përballë familjes dhe opinionit publik si “bashkëpunëtorë” të “individit vrasës” sepse për më tepër në vënd që të ngushëllonin familjen dhe të dënonin aktin makabër, shfaqen njësh me “individin vrasës”…duke e “strehuar” atë në fshehtësi të plotë…

Shkaku 7: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, duke fshehur emrin e “individit vrasës”, mendojnë të pengojnë apo devijojnë sado pak revoltën masive qytetare ndërkohë që të gjithë pa përjashtim kërkojnë largimin e ideatorit dhe urdhëruesit të kësaj vrasje makabër sepse “individi vrasës” për qytetarët e revoltuar veçse sa ka tërhequr me urdhër apo ndoshta me pagesë këmbëzën e armës vrastare…