Kastriot Çipi: Policia na ka rrethuar dhe nuk na lejon të lëvizim duke na detyruar të ngujohemi

491
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë

Kastriot Çipi: “Sot paradite ne artistët dhe qytetarët e mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u përballëm me policinë e Shtetit pas përpjekjes së tyre për të siguruar punëtorët e Teatrit Kombëtar që të realizonin zbrazjen e tij nga materialet dhe për ti hapur rrugë shembjes.

Pas përballjes me artistët dhe qytetarët duke parë repersionin e policisë u detyruam të hynim në ndërtesën e Teatrit Kombëtar për ta mbrojtur atë nga një sulm eventual. Në këtë moment policia na ka rrethuar dhe nuk na lejon të lëvizim duke na detyruar të ngujohemi. Qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë duke i bërë thirrje ndërgjegjes suaj qytetare ne ju ftojmë dhe ju lutemi për mbështetjen tuaj për të çarë rrethimin e policisë pasi artistët dhe qytetarët e ngujuar nuk lejohen më të furnizohen me ushqime dhe ujë. Kemi një mesazh për kryeministrin. Nuk mund të sulmosh artistët me policë,. Dhuna nuk mund të ketë epërsi ndaj kulturës. Këtë që ka bërë Edi Rama nuk e ka bërë as Ramiz Alia.