Kapitullojnë financat, mjeksia dhe invalidët pa rroga e ilaçe

523
Sigal

 

Tritan Shehu

Kryeministri nesër do të “inaugurojë” për të disatën herë, kësaj radhe vënien në punë, të bllokut operator e të shtretërve të kirurgjisë, pjesë ky i projektit të filluar shumë herët e i përfunduar në nivelin e urgjencës, terapisë intensive, laboratorëve, imazherisë, qendrës së sterilizimit etj., me 2012, gjatë Qeverisë Berisha. Ashtu si ai është më shumë vonesë në përfundimin e kësaj pjesë të Fazës së dytë, po kështu Qeveria e tij akoma nuk ka realizuar dhënien e rrogave personelit të QSUT, skandal i vërtetë ky .Ndërsa pagesat shumë milionëshe të PPP-ve, që lidhen dhe me ambjentet e asaj godine, si ai i “sterilizimit” e “laboratorëve” janë dhe do të jenë shumë të përpikta, personelit akoma nuk i janë dhënë dhe ato rroga mjerane mbijetese, megjithëse afatet jane tejkaluar “Zërat e keqij” thonë se Rama i vendosur në rrugën spekulative të PPP, shpejt do të japë si të tilla edhe pjesët e mbetura të asaj godine si imazherinë dhe urgjencën për ta kompletuar më tej këtë cikël shkatërrues e korruptiv me ato çfarë ai do të “inaugurojë” nesër. Vetëm dhëniet e pagave nuk do t’ia kalojë PPP-ve, se në fakt ato vetëm marrin, nuk paguajnë, apo më mirë me thnë, paguajnë diku tjetër, jo punonjësve për atë që realizojnë.