Kapitullimi i arsimit: 2023 nis me 29 mijë nxënës, nga 69 mijë në 1991

8
Sigal

Speciale nga Engjëll Musai / Shqipëria po kalon krizën më të rëndë arsimore në historinë e saj si shtet, duke ju afruar vitit 1929 me 28.980  lindje, ndërkohë që në 1991 ishin mbi 72 mijë dhe në 2022 ishin rreth 31mijë lindje. Shkak për situatën katastrofike është migrimi i familjeve, lindshmëria e ulët dhe pasiguria. Viti i ri fillon me 29 mijë nxënës në klasën e I-rë, në 2013 ishin 52 mijë,  dhe në 1991 rreth 69 mijë. Në vitin 1991 kishim 43 700 mësues dhe punonjës, ndërsa në 2023, kemi 29000 mësues, në 1991 ishin 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, në 2023 kemi 1134 shkolla. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa dhe afërisht u mbyllën 150 shkolla. Shkarkimin i ministres ditën e parë të shkollës dhe statistikat e plota   

 

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit.

Dita e parë e shkollës nisi me nxënësit, që këndonin në të gjithë vendin himnin kombëtar dhe me ministren e Arsimit që shoqëronte kryeministrin në shkolla, por që deputetët e kishin shkarkuar në seancën e jashtzakonshme të Kuuvendit. Një marrëzi e vërtetë! A thua se do të bëhej kiameti  nëse Kuvendi mblidhej të martën apo të mërkurën. Gjithsesi këto janë pjesë e fasadës me të cilën qeveria kërkon t’u mbush barkun njerëzve me lugën bosh, apo atë të florinjtë pas 20 vjetësh të naftës së Shpiragut.

01

Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve, që ndjekin arsimin parauniversitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%. Por nga viti 2018 deri në shtator 2023 ky numër  ka rënë në mënyrë dramatike dhe nga 43 mijë e 700  nxënës që filluan shkollën në 2018, këtë vit; pra në 2023-in në klasën e parë ishin rreth 29 mijë fëmijë. Këtyre shifrave u shtohet edhe mbyllja e shkollave si dhe shkurtimi i mësuesve dhe personelit ndihmës. Pra një situatë alarmante ku në 5 vitet e fundit  janë 14 mijë e 700 fëmijë më pak se në vitin 2018. Duke analizuar lindjet e vitit 2016 rezultojnë se ato ishin 31 733, ato të viteve 2017 dhe 2018 që janë pothuajse njësoj rreth 31 200 fëmijë në çdo vit, duke ju afruar lindjeve të vitit 1929, kohë kur ka filluar të numëroheshin njërëzit përmes themelimit të regjistrit civil. Nëse lindjet në 2016-2017 janë rreth 31 400 fëmijë, atëherë përse në klasë të parë janë 29 mijë fëmijë? Pra 2500 fëmijë më pak për çdo vit shkollor. Po të llogarisim dhe largimet e familjeve bashkë me fëmijët atëherë numri total i fëmijëve që janë larguar në të 12 vitet e shkollës nga klasa e 1 deri në të 12-ën janë rreth 24 mijë fëmijë. Vetëm në 2015 kishte 4 mijë lindje më pak se në 2014, çka tregon se shqiptarët filluan largimin dhe emigrimin masiv, apo hemoragjinë e qytetarëve që nga koha kur në pushtet erdhi “rilindja” socialiste dhe në krye të MASR u emërua znj. Lindita Nikolla.

Rënia e numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë vazhdon edhe këtë sezon mësimor, ku në klasë të dhjetë janë regjistruar rreth 1 mijë të rinj më pak se vjet

Afërsisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit.

02

Sektori i arsimit reduktohet me 35% që nga 1990

 INSTAT për numrin e nxënësve

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 40 % që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjeçar dhe të mesëm ra për klasën e parë në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës, që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak. Pra për vitin 2023 janë ulur në bankat e klasës së parë 29 mijë fëmijë ose 60% më pak se në vitin 1991. Mjafton fakti që në Itali në 2022 kishte 10 mijë lindje fëmijësh me të dy prindërit shqiptarë.

Mësuesit dhe shkollat

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, këtë vit dhe me 1134 shkolla. Afërsisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit.
Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 72% përgjatë 30 viteve.

Pse po zbrazen shkollat?

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grupmoshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT:

Në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona;

Në vitin 2017, ka zbritur në vetëm rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim.

Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

03

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se këtë vit numri i nxënësve është rreth 350 mijë nga klasa e 1-rë në të 12-ën, pa përfshirë arsimin profesional dhe fëmijët e kopshteve.

Rënia e numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë vazhdon edhe këtë sezon mësimor, ku në klasë të dhjetë janë regjistruar rreth 1 mijë të rinj më pak se vjet, 27 mijë. Ndërsa në klasë të parë shifra është e përafërt me vjet, 29 mijë. Top Channel mëson se në arsimin profesional në mbarë vendin numri i nxënësve është mbi 16 mijë e 500, teksa në vit të parë janë regjistruar më shumë se 4200 nxënës, ku ndryshe nga shkollat në zonat rurale që po tkurren nga nxënësit, për arsimin profesional po vihet re një rritje interesi me 5% më shumë krahasuar me një vit më parë.

05-

Viti i ri shkollor nis me 700 nxënës më pak edhe në Shkodër

Me 700 nxënës më pak nis viti i ri shkollor në Bashkinë Shkodër. Ndërkohë, janë 1309 nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Drejtorja e ZVAP Shkodër, Brisela Kadija, bëri me dije se asnjë shkollë nuk mbyllet.

 Shkollat në rindërtim! Durrës, në 14 objekte mësimore ende po punohet

Viti i ri shkollor, plot emocione dhe ëndrra të nxënësve dhe prindërve ka nisur edhe në Durrës, po në shumë shkolla procesi mësimor do të zhvillohet me dy turne. Pasojat e tërmetit të vitit 2019 nuk janë mbyllur ende dhe 14 objekte arsimore ende nuk kanë përfunduar procesin e rindërtimit dhe rikonstruksionit. Në total në sistemin parauniversitar të Durrësit janë regjistruar afro 29 mijë nxënës. Arsimin bazë do e ndjekin rreth 20 739 nxënës për këtë vit shkollor, ndërsa atë të mesëm 8252, nga të cilët rreth 1900 janë maturantë. Ndërkohë numri i nxënësve që ulen në bankat e shkollës për herë të parë është 2425, ose rreth 900 nxënës më shumë se një vit më parë. Kjo për shkak dhe të uljes së moshës për hyrjen në shkollë, si dhe lëvizjeve demografike.

Vlora dhe Himara këtë vit të ri shkollor do të kenë më pak nxënës, që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë

Sipas të dhënave nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar të bashkisë Vlorë-Himarë, vetëm dy ditë para fillimit të këtij viti të ri shkollor, janë regjistruar gjithsej nga klasa e parë e deri në të 12-tën, 12 mijë e 300 nxënës. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore, bashkia Vlorë- Himarë Irena Toshkallari detajon situatën. Në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës nga 1068, që frekuentuan vitin e kaluar, pra 61 nxënës më pak. Në klasat e dhjeta janë regjistruar 1057 nxënës, 103 nxënës më pak se një vit më parë. Por pavarësisht kësaj, sipas kreut të Zyrës Vendore Arsimore nuk do të ketë shkurtim të stafit mësimor dhe as ulje të ngarkesës mësimore. Sa i takon infrastrukturës së shkollave, probleme paraqet shkolla e fshatit Kërkovë, ndërsa 2 shkolla 9-vjeçare Lef Sallata dhe Avni Rustemi, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

Më pak nxënës në qarkun e Korçës, po mbyllen klasat e para

Sot ka nisur procesi mësimor edhe në qarkun juglindor ku nën juridiksionin e DRAP Korçë janë 5 zyra arsimore ajo e Korçë- Pustecit, Maliqit, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Ajo çka vihet re për vitin 2023- 2024 është ulja e nxënësve në këtë qark për klasat e para me rreth 228 më pak se vitin e kaluar. Numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit është 1526 ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës. Janë 110 nxënës, të cilët janë regjistruar në klasën e parë ,të cilët mbushin moshën deri në muajin dhjetor. Nëse nuk do të kishim edhe ndryshimet ligjore ku prindërve u lind e drejta për të regjistruar fëmijët ende pa mbushur moshën në qarkun juglindor shifra për nxënësit e klasës së parë do të ishte 1416 nxënës e thënë ndryshe 338 nxënës më pak.

  Viti i ri shkollor nis me më pak nxënës në Elbasan

Edhe Elbasani kët vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë.100 me pak në klasën e parë dhe 50 më pak në të dhjetën. Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetërorë dhe 150 në ate private.

Shpopullimi shtohet frikshëm/ Mbyllen klasat e para dhe disa shkolla në Gramsh e Librazhd

Nëse në qytete numri i nxënësve në shkolla po ulet dita ditës, në fshatrat e thellë malorë dyert e shkollave po mbyllen. Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur e po ashtu shkolla në fshatin Bletëz të Gramshit. Gramshi numëron 7 gjimnaze, 3 prej të cilëve këtë vit shkollor nuk hapën klasën e dhjetë pasi numri i përcaktuar prej 10 nxënësish në klasë nuk u plotësua. Në shkollat e tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës.

 Prindërit shqiptarë harxhojnë për fëmijët nga 8 mijë deri në 15 mijë lekë për ditën e parë të shkollës.

“Luksi” i të vegjëlve në ditën e parë të shkollës, rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e një familje shqiptare. Kjo pasi, në çantën e tyre nuk ka më vetëm libra, por edhe shumë mjete të tjera ndihmëse, të cilat fëmijët e sotëm i duan patjetër.

ÇANTAT E “LUKSIT”

Është kthyer në aksesorin më të rëndësishëm të të vegjëlve në ditën e parë të shkollës. Por vajzat dhe djemtë kanë modën e tyre edhe për këtë aksesor, që nuk e ngatërrojnë kurrë. Çmimet janë të kripura. Ata të thjeshtat mund t’i gjesh me një çmim minimal prej 1.500 lekësh të reja, ndërsa ata më cilësoret mund të shkojnë deri në 4.000 lekë.   Të shtrenjtat janë kryesisht me rrota, që mund të tërhiqen si valixhe.

PËRPARËSJA E ZEZË

Një tjetër aksesor shumë i rëndësishëm, sidomos për të vegjlit e klasës së parë, është përparësja e zezë. Nëse kërkon në treg një përparëse të zezë mund ta gjesh nga 1.000 lekë të reja e deri në 2.500 lekë të reja, kjo në varësi të cilësisë së qepjes. Jaka e bardhë e përparëses shitet më vete dhe për atë duhet të paguash rreth 250 lekë të reja, kur është e thjeshtë, ndërsa ata që janë me punime tantele, shkojnë deri në 700 lekë të reja. Por tashmë përparësja e zezë, nuk është më edhe aq e zezë. Sipër saj, vajzat veshin një minipërparëse të bardhë, që i jep një tjetër imazh përparëses klasike të zezë. Por edhe ajo kushton rreth 1200 lekë. Pra vetëm për përparësen, nëse marrim çmimin më të lirë një familje duhet të shpenzojë mesatarisht 2500 lekë të reja.

MJETET NDIHMËSE

“Thesari” i vërtetë qëndron në aksesorët që mbushin çantën e të vegjëlve. Kështu përveç Abetares dhe Matematikës, që sigurisht nuk mungojnë, në çantën e të vegjëlve, do të gjesh patjetër edhe fletoret e punës për këto dy libra. Në të nuk mungojnë as një fletore shkrimi dhe një tjetër matematike. Por këto janë vetëm gjërat bazë, pasi “luksi” i vërtetë duket kur fëmijët fillojnë e nxjerrin nga çanta e tyre mjetet ndihmëse. Në total, klasa e parë, duhet të harxhojë rreth 6700 lekë të reja, nëse i shtojmë mjeteve të çantës edhe çmimin prej 1075 lekësh që u kushtojnë librat, shkon diku tek 8 mijë lekë të reja.
KLASA I
Një fëmijë që futet në klasën e parë i kushton minimalisht buxhetit të familjes rreth 8 mijë lekë të reja, për të siguruar mjetet më bazë.

KLASA IX-XII
Një nxënës i klasës së nëntë, i kushton një familje, dita e parë e shkollës, rreth 15 mijë lekë të reja, pasi shtohen edhe librat ndihmës që blejnë.
Një maturant i vitit të fundit, i kushton familjes, rreth 17 mijë lekë të reja, pasi shumë shtrenjtë blejnë librat që i përgatisin për maturën shtetërore.

ÇFARË BLIHET PËR DITËN E PARË TË SHKOLLËS

Përparëse e zezë             2500 lekë
Çantë                              1500 lekë
Termus për ujin                300 lekë
Portofol i thjeshtë             200 lekë/copa
Portofol me set                500 lekë/copa
Set vizoresh                    100 lekë/copa
Evidentues                      80 lekë/copa
Fletore                            20-90 lekë/copë
Fletore vizatimi                50-260 lekë/copë
Etiketa me personazhe     20-80 lekë/copë
Lapustila                         70 lekë/copë
Plastelinë                        200 lekë/copë
Paletë me bojëra             320 lekë/copë
Set vizoresh                    80 lekë/copë
Ngjitës                            30 lekë/copë
Gomë                             15 lekë/copë
Korrektorë                       200 lekë/copë
Kompas                          80 lekë/copë
Lapsa                             50 lekë/copa
Raporter                         40 lekë/cope
Totali                              6700 lekë