Kapet ish-juristi i spitalit të Shkodrës, akuzohet për shpërdorim detyre

483
Sigal

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe i dënuar nga gjykata me 2 vite burg.

Sipas të dhënave zyrtare, nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, është ndaluar sot Ermond Gusha, 31 vjeç, ish-juristi i Spitalit Rajonal Shkodër.

Gusha është shpallur në kërkim më 13 janar të këtij vitit për veprën penale “Shpërdorim detyre”.