Kapet 15 kg marijuanë në Portin e Vlorës, në pranga drejtuesi i mjetit

473
Sigal

Një sasi prej 15 kg marijuanë është
sekuestruar sot në mesditë në Portin e Vlorës. Gjatë një kontrolli të një
makine tip “Peugeot”, policia kufitare ka zbuluar lëndën narkotike të fshehur
në traversën e mjetit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policia dhe po merret
në pyetje. Droga kishte si destinacion Italinë.