Kapen me drogë, policia greke vë në pranga dy shqiptarë

587
Dy shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia greke.
Siç behet e ditur nga mediat greke, shqiptarët janë arrestuar në Igumenicë, pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike.
Bëhet fjalë për Erjol Rrushi 24 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe Asllan Kotrosi 22 vjeç banues në Gjirokastër, të cilët janë zbuluar nga policia duke transportuar në këmbë 2 çanta që përmbanin 14 pako me 27 kg 640 gram marijuanë.
Pas arrestimit të dy shqiptarëve, policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sigal