Kapen me drogë në pikën kufitare të Muriqanit, arrestohen dy shqiptarë dhe një shtetas italian

555

Sigal

Dy shqiptarë dhe një shtetas italian janë arrestuar gjatë një operacioni të koduar ‘TRIP’ nga specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve në Policinë e Shkodrës.

Në pranga janë vënë shtetasi italian Marco Cavanna, 58 vjeç, banues në Itali, Elton Hyseni, 22 vjeç, banues në Itali dhe Arsen Hysaj, 29 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Muriqanit, shtetasit italian M.Cavanna në çantën e dorës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 gram lëndë e dyshuar kanabis sativa, të cilën në bashkëpunim me 2 shtetasit shqiptarë po tentonin ta kalonin përtej kufirit.