Kapen dymbëdhjetë sirianë në Gjirokastër, arratiset trafikanti që po i transportonte, policia në ndjekje të tij

270
Sigal

Policia e Gjirokastrës ka kapur dymbëdhjetë sirianë të moshës 20 deri në 40 vjeç.

Shtetasit janë lënë në këtë qytet nga personi që po i transportonte, pasi ky i fundit ishte në ndjekje nga policia dhe është larguar për ti shpëtuar forcave blu.

Sirianët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi ndaj është bërë ndalimi i tyre në vendin e quajtur Çatistër.

Sirianët transportoheshin me një mjet Mitsubishi me targa AA 539 SP. Policia mësohet se është vënë në ndjekje të autorit.

Burimet policore pohojnë se ka patur më shumë klandestinë, por një pjesë e tyre janë larguar.