Kapen dy të kërkuar për vjedhje dhe dhunë në familje, në pranga dhe pesë të tjerë, ja për çfarë akuzohen

322
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në prānga shtatë persona, mes tyre dy të shpallur në kërkim kombëtar. Sipas burimeve zyrtare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-K. H., 32 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjēdhja” e kryer në bashkëpunim;
-A. Q (Ç)., 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhūna në familje” dhe “Vjēdhja” e kryer në bashkëpunim.

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkōtikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kríminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkōtike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditên një tjetër rast, duke vënë në prānga shtetasin Xh. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas qarkullonte me mjet motor me drejtues shtetasin E.S., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 gram lëndë narkōtike e dyshuar cannābis sāttiva. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E.S., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krímit”.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin A. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrēst në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.C., 34 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, u kap në thyerje të masës së sigurise “Arrēst në shtëpi”, dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Dhūna në familje”.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D.J., 22 vjeç, pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin Z.Z.,i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

-A. L., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.