Kapen duke transportuar 26 shtetas të huaj ilegalisht, arrestohen 6 persona

438
Sigal

Arrestohet 6 persona në Maliq, pasi po transportonin ilegalisht 26 shtetas të huaj.

Gjatë operacion policor i  koduar “Qafë Plloça”, katër prej të arrestuarve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” dhe automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Po, ashtu u kapën dhe u arrestuan edhe  P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volksëagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Policia iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volksëagen Golf” pa leje drejtimi.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare.