Kapen 30 kg kanabis në një banesë në Krujë, një i arrestuar (EMRI)

142
Sigal

Një sasi prej 30 kg kanabisi është kapur nga policia e Krujës. Burime bëjnë me dije se droga është kapur në banesën e Elgan Martinit.

Sipas informacioneve mësohet se sasia e lëndës narkotike ka qenë në proces tharjeje, ndërsa një pjesë e saj ishte ndarë në doza gati për shitje.

Pas kostatimit të drogës, policia bëri të mundur arrestimin e Martinit, ndaj të cilit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.