“Kanë blerë fruta e kanë shitur materiale ndërtimi”, Kryemadhi nxjerr emrat: 24 kompanitë që kanë bashkëpunuar tek Inceneratorët

174
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë denoncime të tjera lidhur me aferën korruptive të Inceneratorëve. Sipas Kryemadhit sot po shikojmë në pakësim të buxhetit të shtetit dhe investime në buxhetin e shtetit. Më tej, ajo ka shtuar se Zoto ka bashkëpunuar me 24 kompani duke përfituar 189 milion dollar. Kryemadhi ka njoftuar se do të paraqiten të gjitha dokumentet e reja në SPAK për të ndihmuar hetimet.

“Jam këtu për të ndihmuar SPAK. Kam bërë gati dokumente të reja që ndihmon SPAK për aferën e Inceneratorëve. Është rasti flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë. Po të shikosh, në Inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë lloj  investime. Klodian Zoto, koncesiocnari thuhet se ka bërë investim, por nuk është bërë. Në dhjetor të 2021 ne kemi shtuar kallëzimit tonë efazionin fiskal të Klodian Zotos.

“Në të gjitha hetime ai ka kryer efazion fiskal 30 milion dollarë fiktive. Përveç konsulencave me vetveten. Edhe biletat e avionit në periudhë pandemie kishte kryer fluturime jashtë shtetit. Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëpunim financiar, dhe është 189 milion dollar. Duket si punë e ndershme. Por do i shpjegojmë. Tek Kompania Am co&co. Kjo kompani ka produkte fruta ushqime dhe uji i pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje. Por kur vijmë në shitje në 718 fatura. Do ia dorëzojmë SPAK. Frutat janë shkëmbyer në Inerte.” tha Kryeamdhi.

“Kanë blerë fruta e kanë shitur materiale

“Pagesat nuk janë kryer. Kompanitë që kanë bërë blerje marrin edhe ribursim të TVSH. Janë tre grupe. Grupi i parë ato të inceneratorëve, 30 mln euro evazion fiskal. Që ka blerë sheqer e miell për të ndërtuar. Janë kompanitë e rrugëve dhe punët publike dhe këto fatura i kanë shërbyer në mënyrë fiktive që marrin edhe 20% TVSH mbrapsh. “

“Kanë blerë fruta e kanë shitur materiale

“Kompania e parë ka bërë rreth 17 milion dollar. Tjetra 15 milion dollar. Dhe njëra 5 dhe tjetra 3 milion dollar. Kompanitë shqiten tek persona të tjera. Shkojmë tek “Lumi06”. Sopotonia 10 mln dollar. Dhe Koleci 2003 që ka 14 milion dollarë. Në 2019, ia kanë shitur dy personave, Thanas Cani dhe Haxhire Gurakuqi. Janë nga 90-vjeç ata kanë blerë biznese 30 milionë dollar. Kompanitë sot nuk gjenden.” tha Kryemadhi.