Kandidati i Rilindjes përplas me makinë 64-vjeçarin, policia fsheh ngjarjen!

622
Lajmi i fundit
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku kandidati i Rilindjes për Bashkinë e Dibrës, Dionis Ymeraj, ka përplasur me makinë një 64 vjeçar, por ngjaja është mbajtur e fshehtë nga policia.

Ngjarja është bërë publike mbrëmjen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i Berishës:

Narkokandidati aksidenton qytetarin!

Narkopolicia dhe narkopartia fshehin aksidentin!

Kështu, kur t137 aksidentojnë narkohorrat e narkopartisë faji është gjithmonë i yti!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor !

Mbrëmë rreth orës 20:30 , makina e kandidatit për kryetar Bashkie të Partisë Socialiste , Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar 50 m larg Drejtorisë së Policisë .

Ai është ing.Sefer Manreka 64 vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë , pasi ka thyer këmbën dhe ka fraktura në pjesë të tjera të trupit .

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga organet e rendit . Narko policia e drejtuar nga Ylli Doda i emëruar në Dibër nga Ymer Lala është kujdesur të fshehin , dhe ta manipulojnë ngjarjen .

Në lidhje me ngjarjen nuk ka njeri të ndaluar .

Policia dhe drejtues të PS kanë ushtruar presion tek i aksidentuari që të pranojë fajsinë për këtë aksident , duke qenë se është punonjës iadministrate .

Të afërm të të aksidentuarit thonë që u janë ufruar njerëz të Ymerajt dhe të PS ,duke u siguruar shpenzimet e spitalit .